Komuniteti i fëmijëve dhe të rinjve me diabet Nr. 125 Prot. 4068

 

 Nr. 125 Prot. 4068                                                                 Tiranë më: 11 /10 / 2017

 

Drejtuar:       Mira Rakacolli Zëvëndës Ministre së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri

                          

 Lënda:            Komuniteti i fëmijëve dhe të rinjve me diabet

 

 

Përmes kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit tuaj si Zëvëndësë të Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri me profesionin Doktoreshë.

 

Me përkushtimin tuaj drejt fuqizimit të reformave të shëndetësisë, ju do të kontribuoni me tutje edhe në fuqizimin e besimit të pub1ikut ndaj institucioneve të shëndetësisë.

 

Unë Asim Toro, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, jam i gatshëm për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin tonë për lehtësimin dhe zgjidhjen e disa problemeve që komuniteti me diabet kërkon zgjidhje në vazhdimësi gjatë mandatit tuaj si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.  Duke na krijuar mundësinë e një takim me ju për të biseduar dhe arritur zgjidhjen e kauzës diabetike!

 

            Duke qënë se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave tona të vazhdueshme të bëra nëpërmjet takimeve dhe mjeteve të tjera demokratike, ne vendosëm  të bënim një peticion në lidhje me këtë çështje (Nr.84 Prot.1672 Dt 23.03.2016). Madje   në 24.12.2016 Komisioni për Ekonominë dhe Financat Raportoj vlerësimin në parim të projektligjit “Për buxhetine vitit 2017”,

Pikën 22. Ministria e Shëndetësisë. – Në projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë shtohen shpenzimet operative me 23 milionë lekë për blerjen e fishave për fëmijët diabetikë.

 

Kërkesat tona të listuaranë peticionjanë si më poshtë:

 

  • Kërkohet rimbursim i fishave për matjen e nivelit të sheqerit (glicemisë) dhe ageve të aparateve matës (lancetave) dhe ageve për injeksionin e insulinës, të cilat janë të domosdoshme përditë po aq sa edhe insulina që rimbursohet.
  • Kërkohet rimbursim i plotë i analizës të HbA1c në të gjithë Shqipërinë ose të paktën në spitalet rajonale.
  • Kërkohet lehtësimi e proçedurave për marrjen e insulinës e ndryshimin e dozave të saj.
  • Kërkohet që dalja në KEMP për personat me diabet të tipit 1, të kryhet së shumti një herë në tre vjet dhe jo çdo vit.

 

Shqetësimet e shprehura më lart janë disa problematika kryesore me të cilat ne dhe familjarët tanë, jetojmë çdo moment dhe shumica e tyre janë ndikuar kryesisht nga mungesa e mundësive ekonomike për ta ndjekur sëmundjen si duhet, në mënyrë që komplikacionet e kësaj sëmundjeje të shfaqen sa më vonë. Por, këto shqetësime janë vetëm një pjesë e vogël e shumë shqetësimeve të tjera që ne kemi. Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri kërkon që këto shqetësime të merren parasysh dhe të shihen me konsideratën më të lartë!

 

Shpreh gatishmërinë time dhe të shoqatës që unë drejtoj për të vazhduar bashkëpunimin e realizimit të zgjidhjes lehtësuese për këtë komunitet.

 

Dëshiroj që edhe njëherë t’ju përcjell urimet e mia për marrjen e detyrës suaj të re dhe t’ju dëshiroj suksese të njëpasnjëshme gjatë mandatit tuaj si Zëvendësë Ministre e Shëndestësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Republikën e Shqipërisë.

 

Duke mbetur me shpresën për një takim të përbashkët sa më të shpejt me rastin e Mujit Ndërgjegjësues për Diabetin, ju 1utem pranoni, Znj. Dr. Mira Rakacolli   konsideratat e mia me të larta.”

 

 

 

Kontaktet tona janë si më poshtë:
Shoqata e të Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet
Mob: +355 69 XX XX XXX
Email: shfr.diabetike@gmail.com

 

 

Me respekt, 

Asim    TORO

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email