Këshilla për prindërit e adoleshentëve me diabet

-Njihni sa shkatërrues mund të jetë diabeti?
Fëmija juaj adoleshent dëshiron të jetë i shkujdesur dhe i pavarur, ashtu si miqtë e tyre. Përkundrazi, ata ndihen të ngarkuar dhe të kufizuar nga matjet dhe injeksionet.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të kuptojë mënyra për ta përshtatur diabetin me oraret e tyre; ndajeni ngarkesën ku mundeni, të tilla si ndihma për të regjistruar rezultatet e sheqerit në gjak.

– Gjeni mbështetje për fëmijën tuaj.
Ata mund të ndihen më të qetë duke folur për ndjenjat dhe sfidat e tyre ndaj dikujt që bën pjesë në ekipin mjekësor, si infermier, doktor ose dhe një psikolog, sesa me prindërit e tyre. Mundohuni të kuptoni nëse fëmija juaj është i interesuar të bashkohet me një grup mbështetës bashkëmoshatarësh ose të flasë me dikë që e bën të ndihet mirë.

– Jini pozitiv dhe jo gjykues Shmangni përdorimin e termave të tillë si “i mirë” ose “i keq” kur i referoheni niveleve të sheqerit në gjak. Përkundrazi, përqëndrohuni të ndihmoni adoleshentin tuaj të kuptojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të përcaktoni një kurs veprimi. Për shembull, pyesni:”Sheqeri në gjak është më i lartë se objektivi yt, cfarë duhet të bësh?”

-Kuptoni dhe ndihmoni adoleshentin tuaj të kuptojë Kuptoni që gjatë pubertetit, pra fazës së rritjes së tyre do t’i duhet të injektojnë më shumë insulinë. Kjo është normale. Nuk është shenjë e përkeqësimit të diabetit.

-Inkurajoni adoleshentin tuaj Inkurajoni adoleshentin tuaj të marrë pjesë në sporte dhe aktivitete të tjera, të cilat janë të mira për ndërtimin e vetëvlerësimit. Ndihmojini ata të kuptojnë se si të parandalojnë sheqerin e ulët në gjak (hipogliceminë), e cila shpesh ndodh në aktivitet të shtuar, duke matur shpesh gliceminë ose duke ulur insulinën, ose duke rritur sasinë që hanë.

-Edukoni për rreziqet Sigurohuni që adoleshenti juaj të kuptojë efektin shkatërrues që pirja e duhanit, alkooli dhe droga mund të kenë për njerëzit me diabet. Nëse nuk ia dilni dot të flisni me to për të tilla tema, pyesi mjekun që t’ju ndihmojë ose të bisedojnë ata me adoleshentin.

-Shmangni fokusimin në peshën dhe formën e trupit Përkundrazi, përqendrohuni në promovimin e sjelljeve të shëndetshme të të jetuarit për të gjithë anëtarët e familjes. Disa adoleshentë zbulojnë se kur nuk po marrin insulinë të mjaftueshme, ata humbin peshë. Disa adoleshentë (veçanërisht vajzat) tundohen të ulin ose kalojnë vaktet pa insulinën e tyre në mënyrë të përsëritur, me qëllim që të humbasin peshë. Kjo sjellje e rrezikshme çon në menaxhim të dobët të sheqerit në gjak, një rrezik nga ketoacidoza e diabetit (një gjendje kërcënuese për jetën që lind nga një mungesë serioze e insulinës dhe mund të shkaktojë vdekje) dhe një rrezik të lartë për komplikime afatgjata. Prindërit që dyshojnë për këtë sjellje në adoleshentët e tyre duhet të shikojnë çdo injeksion të insulinës, ndërkohë duke u konsultuar dhe marrë këshilla nga ekipi mjekësor.

-Jini fleksibël dhe të gatshëm për të ndihmuar ose të bëni një hap mbrapa Shikoni për shenjat që adoloshenti juaj ka gjatë menxhimit të diabetit: shenja të niveleve të larta të sheqerit në gjak (urinim i shpeshtë, etje ekstreme), episode të ulëta të sheqerit në gjak, frekuentim i dobët i shkollës, depresion ose një ndryshim i dukshëm në sjellje. Nëse fëmija juaj tregon ndonjë prej këtyre shenjave, përfshihuni në kujdesin për diabetin e fëmijës suaj dhe flisni me mjekun që kujdeset për të për më tepër këshilla profesionale.

-Mbani komunikimin e hapur…
Në vend që të bezdisni ose kritikoni, përdorni pyetje të hapura që inkurajojnë bisedën, për shembull, pyesni:
«Si ndihesh se po e përballon diabetin?»,
Cfarë po e sheh më të vështirë?» ose «Cfarë do të të ndihmonte tani?»

Print Friendly, PDF & Email