KËSHILLA PËR PERSONA ME DIABETI NË UDHËTIM

download

 

Njerëzit me diabet duhet të marrin më shumë masa mbrojtëse gjatë udhëtimit sesa njerëzit normal.

 

            Duke i referuar një artikulli në “USA Today”, udhëtarët me diabet duhet të kenë në mendje këto këshilla:

 

            Të jeni shumë vigjilente

Kur ju të ndryshoni rutinën tuaj, duhet më shumë përpjekje dhe përkujdesje që të mbani në rregull menazhimin e glukozës. Ndërkohë duhet të kujdeseni për dietën tuaj dhe të mbani orarin e mjekimit.

 

Përshtatje me zonat kohore

Duke udhëtuar në zona kohore të ndryshme, kjo mund te çrregulloj njerëzit kur vjen momenti për të bërë matjet ose për të marrë medikamentin
Ekspertët këshillojnë që ta rregullojmë gradualisht orarin e marrjes së insulinës duke filluar disa ditë para udhëtimit.

Gjithashtu ju mund të pyesni dhe të këshilloheni me mjekun për të marr një plan të ri.

 

            Merni më shumë pena insulin ose kokra sesa keni planifikuar

Llogaritni sa medikamente dhe fisha do t’ju duhen gjatë udhëtimit. Merrni me vete 2-fishin më shumë sesa përdorni në qoftë se ju udhëtoni Brenda vendit ise në Europë

Merni tre ose katër herë më shumë se sa ju mendoni që do t’ju duhet në qoftë se udhëtoni në vende të largëta, ku furnizime mjekësor janë të vështira për t’u gjendur.

 

            Ndahet Furnizimet e juaja

Paketo një set të medikamenteve tuaj dhe të furnizimeve në çantën tuaj personale.
Sigurohuni që ta mbani çantën gjithëmon pranë që të keni gjithëmon medikamentet me vete.

Mbani mend ka raste që bagazhet vonohen ose mund të humbasin, prandaj këshillohet që medikamentet të ndahen në çanta të ndryshme

 

            Merrni një Letër     

Gjithmonë udhëtoni me një letër me vete dhe recetën e mjekut tuaj në mënyrë që të mos konfiskohen mjekimet e juaja.

Një letër duhet të dokumentojë diagnozën tuaj, medikamentet e nevojshme, planin i trajtimit dhe medikamentet e nevojshme.

 

            Çohu dhe lëviz

Njerëzit me diabet janë të prirur për mpiksje gjaku, dhe duke ndenjur për një kohë të gjatë të ulur mund të rrisë rrezikun e kësaj gjendje potencialisht të rrezikshme për jetën. Sigurohuni të zgjasni këmbët tuaj ose të merrni një shëtitje çdo orë për të ndihmuar parandalimin e mpikjes së gjakut.

 

            Kontrolloni Pompën tuaj

Pompa e insulinës mund të lëshojë më shumë insulinë kur avionic është në ngritje për shkak të presionit.
Personat që përdorin këto pompa mund të shkëpusin para se të nisen. Ata gjithashtu duhet të kontrollojnë insulinën për gluska ajri pas zbritjes
            Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të bëni ndryshim të planit.

 

Udhëtim të mbarë!!!
Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email