Kërkesë për takim me stafin tonë për diskutim për problematikat dhe dhënia e zgjidhjes për komunitetin me diabet!!! Nr.:    132    Prot.

  

Nr.:    132    Prot.:                                                                                 Tiranë më: 05 / 12 / 2017

 

Drejtuar:     Ogerta Manastirliu
Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri

 

Lënda:        Kërkesë për takim me stafin tonë për diskutim për problematikat dhe dhënia e zgjidhjes për komunitetin me diabet!!!

 

Të kesh një fëmijë me diabet është një problem i madh për një familje, jo vetëm shpirtëror por edhe financiar. Të paturit diabet dhe duke qene student është një problem për përkujdesjen shëndetësore. Të jesh me diabet në moshën e adoleshencës është shumë problem për faktin se vetë kjo moshë është delikate dhe duke i shtuar dhe diabetin bëhet më e veshtirë dhe më e pakontrollueshme nga vetë ata por edhe nga kujdestarët e tyre.

Meqënëse jemi në kohën e diskutimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm do dëshironim që të na mundësonit një takim, në funksion të kohës suaj, për të diskutuar lidhur me disa probleme specifike të kësaj kategorie. Duke patur të pranishëm prindër, mjekë dhe pacientë me diabet.

Në komunikimet ndërmjet Shoqatës dhe Ministrisë na është bërë me dije se keni ngritur grupe pune për çështjen tonë, por ne e gjykojmë që si grup interesi të ishim në kontakt të drejtpërdrejtë me këtë grup gjë e cila nuk na është mundësuar deri tani

Vëmendja e treguar nga ana juaj përsa i përket propozimeve tona, na bën me shpresë se problemet tona mund të futen në rrugën e zgjidhjes.

Preokupimet dhe angazhimet tuaja, në zgjidhjen e problemeve të komunitetit tonë, është dëshmi e qartë e një dimensioni të ri që ju po i jepni, dhe për këtë ju keni dhe do të keni mirënjohjen tonë gjithmonë.

Në kuadër të muajit Nëntor 2017 që kaloi, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet kërkon një takim drejtpërsëdrejti me Ju, Znj. Manastirliu për faktin e rrezikut të kësaj sëmundje që çon në rritje të numrit të fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë me diabetin.

Bashkangjitur keni propozimet tona!

 

Sinqerisht

Asim    TORO

Drejtori Ekzekutiv i  Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

 

 

Problematikat dhe dhënia e zgjidhjes për komunitetin me diabet!!!

  1. Rimbursimi i fishave të matjes së sheqerit në gjak, është i nevojshëm për një person që jeton me diabet, sepse pa kontrolluar vlerën e sheqerit në gjak pacienti do të ketë një sërë komplikacionesh të cilat do të kenë një kosto më të lartë për shtetin.
  • Duhet të rritet mosha të paktën deri në 35 vjeç, sepse ka të rinj që janë studentë, të papunë dhe nuk mund t’i sigurojnë fishat. Përse duhet të vendosni kufizim të moshës?!
  • Aparatet gratis të fishave dhe lancetat duhet t’i sigurojë kompania falas dhe gjithashtu duhet të jenë të certifikuara.
  • Lancetat mund t’i vendosni pikë zgjedhjeje në përcaktorin e tenderit të fishave, nga 4 copë në ditë.
  • Femrat do krijojnë familje dhe ky është qëllim jete. Si mund të krijohet një familje kur niveli i sheqerit në gjak është 300 apo më shumë?
  1. Në qoftë se do të vendosim Holterat Glicemik, fëmijët, studentët ose femrat shtatzana nuk do të përdorin fishat e matjes së sheqerit në gjak.
  • Duhet të rimbursohen sepse e lehtësojnë shumë jetën me diabet. Me Holterin monitoron glicemitë çdo 24 orë dhe kupton se çfarë ka ndodhur gjatë natës kur pacienti ka qenë në gjumë. Holteri ka një kosto më të ulët dhe më të përballueshme.
  • Për pacientin me diabet nuk ka vështirësi në përdorim, asnjë komplikacion, asgjë!
  1. Por me përdorim të Pompës së insulinës nuk do të përdor as fisha e matjes së sheqerit në gjak dhe as holteri glicemik
  • Duhet të rimbursohen dhe duhet të jenë pompa të avancuara. Duhet të rimbursohen pompat e aavancuara inteligjente për aq të sëmurë sa do të kenë nevoj për mjekimin me pompë.

P.sh. të sëmurët që vuajnë nga zemra vendosin stendat, sepse e kanë domosdoshmëri, ashtu e kanë edhe personat me diabet pompën, domosdoshmëri.

  • Nëse jepen insulinat apo pompat duhet asistuar në mënyrë që pacienti ta mësojë se si funksionon apo si të marrë mjekimin. Të gjitha këto kërkojnë edukim. Kush do ta bëjë këtë edukim? Duhen mjetet, informimi dhe edukimi.
  • Kostoja ekonomike e trajtimit të patologjisë shoqëruese të diabetit si: dëmtim i syve, dëmtim i trurit, dëmtim i zemrës, dëmtim i veshkës, dëmtimi i nervave, amputim gjymtyrësh, problemet e ndryshme kardiake e të tjera …
  1. Aget e injektimit të insulinës.
  • Ne kërkojmë age…! Fëmijët duan age 4 mm dhe jo age 8 mm.
  • Një të rrituri i duhen age 6-8 mm në varësi të vendit ku e injekton insulinën dhe në varësi të masës dhjamore që ka.
  • Per shembull, kur e injekton në kofshë nuk ke nevojë për 8 mm bëje 6 mm, kur e bën në krahë bëje 4 mm. Pacienti ka të drejtë të kërkojë gjatësinë e ages në gjatësinë që i nevojitet.
  1. Hemoglobina e Glukozuar (HbA1c) analizë përmbledhëse e gjendjes të pacientit në 3-mujorin e kaluar të jetë e rimbursushme
  • Duhet të bëhet në spitalet shtetërore të qyteteve ku jetojnë pacientet.
  • Analiza duhet të bëhet çdo 3 muaj dhe duhet të ketë reagentë në spital, në mënyrë që pacienti mos të detyrohet të shkojë ta bëjë analizën në privat.
  1. Analiza shumë të nevojshme për personat me diabet janë: Microalbinuria, Vlerësimi i funksioni të gjendrës tiroide (TSH, FT4) dhe antikorpet, Antikorpet për sëmundjen celiake, Elektroneuografi ENG.
  2. Rimbursim i glukagonit mundësisht nazal, përdoret në rastet e komës diabetike por edhe me injeksion për të gjithë të sëmurët me diabet.
  • I cili merret nga hunda pasi e bën efektin më shpejt dhe është më i lehtë në përdorim nga ai që injektohet në muskul.

(Gjithashtu duhet të regjistrohet në Shqipëri, pasi nuk ka! Pasi nuk është në përdorim)

  1. Arteriografia e syrit me kontrast të bëhet gratis në spitalet shtetërore.

 

  1. Ecejaket e tepërta për sigurimin e medikamenditit insulin, pa zgjidhje dhe të mundimshme për personin me diabet apo familjarin.
  • Shteti duhet t’i japë të drejtën ekskluzive mjekut të familjes dhe autoritetin, me anë të të cilit të ketë të drejtë t’i japë recetën pacientit, insulina pa limit, sa ka të nevojshme. Në këtë mënyrë pacienti nuk udhëton që nga Jugu e Veriu për në Tiranë, çdo 6 muaj që të marrë një vulë për insulinat shtesë. Sepse familjari apo vetë pacienti lë shkollën ose punën. Kjo procedurë ka shumë kosto dhe këto kosto duhen eleminuar. T’i jepet insulinë pacientit aty ku ndodhet, pa e ngarkuar me kosto të sëmundshmërisë.
  • Shteti njëkohësisht duhet të gjejë dhe të parandalojë shpërdorimin apo humbjen ose vjedhjen e një shume të konsiderueshme në emër të medikamentit insulinë. Të ndalen kanalet e abuzimeve.
  • Ky parandalim arrin në shifra dy milion euro, të cilat mund të përdoren për sigurimin e mjeteve bashkëkohore për këtë komunitet duke e lehtësuar. Kjo do thjesht një mënyrë që të kontrollojë se insulinat nuk shpërdorohen, sepse pacienti duhet të marrë aq sa ka nevojë, duke qenë se nuk ka arsye për të marrë më shumë nga çfarë i takon. Sepse nëse pacienti merr më shumë, ai do t’i mbajë në sirtar dhe ato do të skadojnë, për çfarë do t’i duhen ato më vonë?

Në botë nuk i ofrohen para, por paketë të sëmurit. I ofrohet çdo shërbim falas pavarësisht kostove që mund të kenë analizat që ai kryen. Duhet që një herë në vit të kryhen pa pagesë të gjitha analizat në mënyrë që mjeku të shikojë ecurinë e pacientit dhe të parandalohen komplikacionet që vijnë si pasojë e mos kontrolleve. Kryerja e analizave është domosdoshmëri. Si dhe të gjitha medikamente që duhet të ketë në shtëpi.

Nënat që kanë në kujdestari fëmijët, detyrohen të lënë punën për t’u kujdesur për fëmijën e sëmurë dhe marrin një asistencë modeste, që është më e vogël se pagesa në punë.

P.sh. nëse një grua shtatëzanë merr lejen e shtatëzanisë ajo paguhet njëkohësisht. Pse një nënë mos të paguhet për kohën që kujdeset për një fëmijë të sëmurë me diabet? Përveç fëmijës duhet të marrë dhe nëna asistencë dhe t’i paguhen sigurimet shoqërore.

 

Print Friendly, PDF & Email