Nr. 140 Prot. 1158                                                            Tiranë më: 12 / 02 / 2018

 

Drejtuar:     Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

                              

Lënda:        Kërkesë për informim

 

 

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”, me inicialet SH.F.R.D. është një shoqatë joqeveritare, jofitimprurëse, e regjistruar me Vendim Gjykate nr. 3492, datë 05.02.2013, pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, me NIPT L3150 6451N, Tiranë, Shqipëri.

Shoqata është në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë me diabet në Shqipëri,  me vizionin e saj “Së bashku një zëri të fuqishëm sot, për një gjeneratë të shëndetshme nesër”

Në bazë të ligjit nr 119/2014 neni 11 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, ne kërkojmë të informohemi për mënyrat dhe standartet e sigurimit të medikamenteve që përdorin personat me diabet dhe konkretisht atë të insulinës për:

  • Cili është siguria që medikamenti nuk është imitim dhe ka destinacion Shqipërinë; P.sh.: mungesa e barkodit bashkangjitur keni një foto.
  • Si kontrollohet realizimi i shpërndarjes nëpër farmacit nga distributorët;
  • Çfarë masash meren nga farmacitë kur ka mungesë të energjisë elektrike për mirëmbajtjen e insulinës;
  • I ofrohen kushtet pacientit për të tërheq insulinat nga farmacia deri në shtëpi (si psh.: çanta termike apo termuse), të ofruara nga kompanitë apo farmacitë.

 

Me respekt dhe besim për bashkëpunimin tuaj!

Asim    TORO

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email