Kërkesë për dhënie informacioni. (pa përgjigje) Nr. 102 Prot. Post

Nr. 102 Prot. Me Poste                                                           Tiranë më: 05/01/2017

 

 

 

 

 

 

 

Drejtuar :       Z. Erion MANOHASA

                                    Drejtor i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetsore

 

 

Lënda:             Kërkesë për dhënie informacioni.

 

 

 

 

I nderuar Z. MANOHASA,

 

Përfitoj nga rasti t’ju përcjell urimet e mia për detyrën tuaj të re.

 

Unë jam Asim Toro, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës të fëmijëve dhe të rinjve me diabet, një shoqatë pacientësh e krijuar në vitin 2012.

 

Po Ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre për të kërkuar disa informacione, që kanë të bëjnë me anëtarët e komunitetit që ne përfaqësojmë.

 

  • Informacion të përgjithshëm se si regjistroni personat me diabet dhe sa ka aritur ky numër i regjistruar deri sot në F.S.D.K.SH.? Sa prej tyre janë Diabet tipi 1 dhe tipi 2?

 

  • Gjatë vitit 2016 kemi dërguar një peticion me 2.500 firmëtarë bashkangjitur një kërkesë me Nr. 90 Prot. 1443 më datë 23.03.2016.

Kemi dërguar edhe dy kërkesa të tjera me Nr. 98 Prot. 2854 datë 10.06.2016 dhe Nr. 99 me Postë më datë 29.07.2016, ku shtrohej problemi i lehtësimit të procedurave për marjen e insulinave për pacientët. Ju lutem vecanërisht të na njoftono se si do procedohet vecanërisht për medikamentin glarginë Lantus?

 

  • Në muajin Dhjetor 2016 kemi zhvilluar një takim me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të FSDKSH, të cilin e informuam për problemin mbi vërtetimin e KEMP ku diabetikët e tipit 1, Rezultojnë si invalid të plotë që na mundëson rimbursimin 100% të medikamenteve. Ndërsa Karta e shëndetit tregonte kategori tjetër e cila na mundëson vetëm rimbursim të pjesshëm. Zv. Drejtori i Përgjithshëm na premtoi zgjidhjen e këtij problemi shqetësues Brenda janarit. A është arritur korrigjimi i këtij problemi?

 

  • Në bazë të ligjit për buxhetin e shtetit për vitin 2017 është akorduar një fond për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë. A keni përcaktuar procedurat dhe kategoritë e sakta të përfituesve?

 

Për të diskutuar për këto cështje apo edhe probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin tonë do të doja që të caktonim një takim në një moment sa më të përshtatshëm për ju.

 

Duke ju falenderuar bashkëpunimin,

 

 

 

 

 

Asim    TORO

 

Drejtori Ekzekutiv

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email