Kërkesë për dhënie informacioni. Nr. _97_ Prot. 2818

 

Nr.  _97_  Prot. 2818                                                                       Tiranë më: 09 / 06 / 2016

 

 

Drejtuar:        Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetsore

 

 

Lënda:            Kërkesë për dhënie informacioni          

 

 

E nderuara  Znj. Vjollca BRAHO,

Unë Asim Toro, Kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, në emër të gjithë komunitetit me diabet që përfaqsoj, kërkojmë:

  • Informacion për numrin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit tip 1 sipas moshës dhe shtrirjes gjeografike.
  • Informacion mbi arritjen e rimbursimit të fishave për matjen e nivelit të sheqerit (glicemisë) dhe ageve të aparateve matës (lancetave) dhe ageve për injeksionin e insulinës, të cilat janë të domosdoshme përditë po aq sa edhe insulina që rimbursohet.
  • Arritjen e rishikimin dhe shkurtimin e proçedurave për marrjen e insulinës e ndryshimin e dozave të saj.

Duke qenë se ne jemi një shoqat pacientësh, në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që kanë diabet, qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë dhe të ndihmojmë pacientët me diabet si dhe të mbrojmë të drejtat e këtij komuntiteti.

Ne mbetemi me besimin për një bashkëpunim sa më të hapur dhe transparent nga institucioni juaj, dhe ju sigurojmë për mbështetjen dhe pozitivitetin e iniciativës tonë.

Ka shumë rëndësi që të realizohet transparenca e kësaj pune pa paragjykime, në mënyre që të minimizohen rastet abuzive dhe keqpërdorimet.

 

 

 

Duke Ju falenderuar paraprakisht,

 

Asim   TORO

 Kryetari

Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email