Nr. _48_ Prot.1958 Tiranë: 03 / 06 / 2015
Drejtuar: Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetsore
Lënda: Kërkesë për dhënie informacioni
I nderuar Z. Astrit BECI,
Unë Asim Toro, Kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, në emër të gjithë komunitetit me diabet që përfaqsoj, kërkojmë: Informacion për numrin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit tip 1 sipas moshës dhe shtrirjes gjeografike.
Duke qenë se ne jemi një shoqat pacientësh, në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që kanë diabet, qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë dhe të ndihmojmë pacientët me diabet si dhe të mbrojmë të drejtat e këtij komuntiteti.
Ne mbetemi me besimin për një bashkëpunim sa më të hapur dhe transparent nga institucioni juaj, dhe ju sigurojmë për mbështetjen dhe pozitivitetin e iniciativës tonë.
Ka shumë rëndësi që të realizohet transparenca e kësaj pune pa paragjykime, në mënyre që të minimizohen rastet abuzive dhe keqpërdorimet.
Duke Ju falenderuar paraprakisht,
Asim TORO
Drejtori Ekzekutiv
Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet