KËRKESAT :

  • Lehtësimit duke kërkuar shtesë në ligji për rimbursim të medikamenteve si paketë e veçantë, që Fondi i Sigurimit Shëndetsor për të realizuar rimbursim total të analizës së Hemoglobinës së glukozuar në gjithë territonin e Shqipërisë duke siguruar dhe reagentët të paktën në spitalet rajonale, rimbursim të ageve, lancetave, fishave për fëmijët dhe të rinj me diabet por dhe me tej si mjet ndihmës i mjekimit për diabetin (Në ditë ne duhet të përdorim 4fisha {1esëll dhe nga 1 pas çdo vakti}, ne kërkojmë që të paktën të na rimbursohen 2fisha nga shteti).

 

  • Lehtësim të proçedurave të marrjes të insulinave analoge dhe mos të ketë pengesa për ta siguruar insulinën analoge dhe ndryshim të dozave të saj.

 

  • Kërkojmë gjithashtu rishikim të proçedurave të përsëritura, për përgatitjen e dokumentave të daljes në kemp çdo vit si dhe ndihmës sociale që i jepet personave me diabet të mundësohen çdo 3-vjet dhe të mos kërkohen çdo 3-muaj dokumenta shkollor për sigurim të kempit apo të vendosin mjekët e komisionit të ndërpritet për faktin se ka analizat normale.

 

  • Ne kërkojmë të rishikohet mundësia e rimbursit të pompave të insulinës, për fëmijët dhe të rinjt që kanë një diabet të çekulibruar dhe komplikacione të shkaktuar nga diabeti, siç ndodh dhe në vendet tona fqinje.

 

  • Për të arritur zgjidhjen e këtyre problemve të parashtruara më sipër propozojmë tryeza të rrumullakta me Ministrinë e Shëndetsisë, Fondi i Sigurimit Shëndetsor, Instituti i Shëndetit Publik, organet kopetente shtetërore apo aktore të tjerë që mund të shërbejn për të arrituar këto objektiva.

 

  • Të rishikohet dhe të përmirësohet strukturat në lehtësim të punësimit dhe arsimin për personat me diabet duke ju dhënë prioritet kësaj kategorie.

 

  • Diabeti të bëhet çështje dite sa të jepet një drejtim siç është karta diabetike që kërkojmë të realizohet në bashkëpunim me shtetin, spitalet private, klinika private, kompanit specifike, supermarket të ndryshme duke ofruar skonto për produktet ushqimore specifike për komunitetin me diabet si dhe shërbime të tjera që sjell lehtësim të jetës tonë.

 

  • Kërkojmë dhe kemi të nevojshme rritjen e kapacitetit ndërgjegjësues për edukim

 

 

  • Diabeti është një sëmundje që po 2-fishohet dhe kështu që duhen 2fishuar edhe përpjekjet tona për parandalimin si dhe trajtimin e sëmundjes;
  • Për fat të keq numri i fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje është duke u rritur. Pas daljes nga spitali këta fëmijë mbeten të izoluar dhe ndaj vjen pyetja: Do i japim ndihmë sociale apo edhe një paketë të kompletuar? Dhe në botë është zgjedhur kjo  paketë. Është momenti që ta bëjmë edhe në Shqipëri me mbështetjen tuaj;
  • Një tjetër çështje që do të doja ta shtroja si problem është edhe punësimi apo shkollimi i fëmijëve me diabet;
  • Regjistri Kombëtar i Diabetikëve është me rëndësi të jashtëzakonshme. Duhet realizuar me patjetër”.

 

Ne si shoqatë pacientësh kemi vullnetin tonë të mirë që të ngremë këtë shoqatë për të gjetur bashkëpunime dhe zgjidhje të çështjeve të lidhura me personat që kanë diabet. Kemi dëshirënn që të ngremë një ambjent ku të shtrojmë një parim etik pune në dobi të personave me diabet. Të gjitha këto për të përforcuar një kulturë për shëndetin. Dhe për ta patur më të lehtë harmonin

 

Shëndeti është absolutisht gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Në të përditshmen tonë, kur jemi mirë me vetveten dhe kemi mirë njerëzit tanë të dashur, nuk e kuptojmë  dhe aq rëndësinë e shëndetit. Nëse diçka nuk shkon mirë, nëse na sëmuren njerëzit tanë të afërm e shohim vështirësitë e panumërta që hasen rrugës si pasojë e një sëmundje

sidomos kur ajo është e pashërueshme, atëhere ndërgjegjesohemi e kuptojmë se sa e mundimshme është jeta pa gëzuar shëndet të mirë. Atëherë kuptojmë se siguria më e madhe që duam secili nga ne është shëndeti. Në çdo moment, në 24 orë, në 7 ditë, pa u ndalur, pa pushuar, ai oaz ofron sigurinë e jetës.

Sëmundja e Diabeti nuk po kursen fëmijët. Në vitet e fundit është konstatuar ulja e moshës së pacientëve të prekur nga 5-11 në 0-5 vjeç. Mjekët pediatër fajësojnë kequshqimin, si edhe theksojnë kujdesin që duhet të tregojnë prindrit. Prindrit si përgjegjës kryesorë në indentifikimin dhe mbarëvajtjen e kontrollit të diabetit tek fëmijët e tyre hasin vështirësi.

 

Por do të ishte e udhës që grupi juaj i punës të ketë informacion dhe dije se si shkon në rritje numri i personave invalid si pasojë e diabetit:

 

Ne, si pacientë me diabet ndjejmë përgjegjsi të kujdesemi me të gjitha forcat tona edhe për ata fëmijë dhe të rinj që nuk kanë mundësi të ngren zërin e tyre dhe të kërkojnë më të mirën për shëndetin e tyre. E çfarë është më e rëndësishme se sa shëndeti i secilit prej nesh? Asgjë! Gjithçka në jetë nuk është më e rëndësishme se sa një shëndet i mirë. Një jetë e shëndetshme, sidomos pë fëmijë dhe të rinjt është garancia më e madhe e një vëndi për të ecur përpara. Ndaj ne sot duhet të kemi prioritet bashkëpunimin për një të ardhme më të mirë!

Print Friendly, PDF & Email