Jam nje vajze 22 vjeç.

Historia ime e diabetit nis para 12 vitesh kur une isha vetem 10vjec dhe nje

mbasdite mbaj mend qe kam ngrene nje cokollate me karamel dhe pas kesaj me dhimbte shume koka.

Me sa duket sheqeri ishte i larte po nuk e dija kete fakt. Te nesermen ne mengjes isha e pafuqishme dhe

kam shkuar ne spital ku infermieret aty menduan te me benin glukoze meqenese skisha fuqi. Fale zotit

nje doktor ishte vete me diabet dhe rekomandoi te me masnin glicemine. Ishte 467. Nese do me

injektohej glukoza ndoshta do isha ne koma ose me e keqja sdo ekzistoja me. Muaji ne vijim ishte i

veshtire pasi jam shtruar ne spital ku me shpjegonin doktoret insulinen vaktet e ushqimit etj, por isha

vetem 10 vjec. Se dija si duhet te perballesha me diabetin. Kane qene te shumta rastet kur isha e vogel

kur glicemia ime e ka kaluar 560, por dhe rastet kur ka qene pak ne rastin konkret 11. Cdo vit per naten

e vitit te ri e kisha fiks 120 dhe si e vogel mendoja ndoshta mbaroi, kaq ishte, me dukej si shenje e mire

per shendetin tim. Por jo, me vone kuptova qe diabetin do e kem gjithe jeten. Por ska problem. Te

pakten e di qe kam rreth vetes familjen qe do me mbeshtese gjithmone dhe do jene aty per mua. Dhe

sot pas 12 vitesh normale qe kam luhatje te sheqerit, por perpiqem gjithmone ta mbaj nen kontroll duke

u perpjekur te ha shpesh dhe nga pak si dhe duke bere 10000 hapa ne dite. Gjithashtu perpiqem mos te

stresohem kot pasi ndikon direkt ne shendet. Jam e rrethuar me njerez pozitive duke bere qe dhe dita

ime te kaloje pa stres. Dhe e dime te gjithe qe diabeti te shkakton shume komplikacione po s’duhet te

harrojmedicka: e kemi ne ne dore diabetin jo ai ne.

Print Friendly, PDF & Email