E cila është më efektive, mjekët e rimbursojnë vetëm në rastet kur pacienti me diabet ka komplikacione dhe dëmtime të tjera. Risia e insulinës analoge është se nuk shkakton hipoglicemi të shpeshta dhe e sjell pacientin më afër vlerave normale të hemoglobinës së glukozuar (Hb1Ac). Pra një pacient duhet patjetër tër të dëmtohet në mënyrë që ta marri atë!
Në Tab tregojmë një mënyrë përllogaritje për penat insulinike. Si pas moshës së pacientit në tabelë llogariten sasia e penave insulinike që i nevojiten një personi me diabet
SI LLOGARITET SASIA E PENAVE INSULINIKE ?
SASIA E UNITEVE NË PENA | INJEKTIME NË DITË | SASIA E UNITEVE | SHUMA E UNITEVE DITORE | SASIA E UNITEVE QË DUHEN PËR 30 DITË | SASIA E UNITEVE QË DUHEN PËR 365 DITË | PENA INSULINIKE NË VITË DUHEN! | |||
1 | 2 | 3 | 5 | 6 | 7 | 8 | |||
1 | 2 | a | b | C | 5=3a+3b+3c | 6=5*30 | 7=5*365 | 8=(7/300)+2 pena | |
INSULINA E SHPEJT | |||||||||
Ndën moshen 5-vjeç | 300 | 3 | 5 | 7 | 5 | 17 | 510 | 6.205 | 23 Pena |
Mosha 6-vjeç – 17-vjeç | 300 | 3 | 10 | 10 | 10 | 30 | 900 | 10.950 | 39 Pena |
Mosha 18-vjeç – 30-vjeç | 300 | 3 | 10 | 15 | 15 | 40 | 1.200 | 14.600 | 51 Pena |
Mbi moshën 31-vjeç | 300 | 3 | 15 | 17 | 17 | 49 | 1.470 | 17.885 | 62 Pena |
INSULINA E VONUAR | |||||||||
Ndën moshen 5-vjeç | 300 | 1 | 10 | 10 | 300 | 3.600 | 14 Pena | ||
Mosha 6-vjeç – 17-vjeç | 300 | 1 | 15 | 15 | 450 | 5.400 | 20 Pena | ||
Mosha 18-vjeç – 30-vjeç | 300 | 1 | 20 | 20 | 600 | 7.200 | 26 Pena | ||
Mbi moshën 31-vjeç | 300 | 1 | 30 | 30 | 900 | 10.950 | 39 Pena |
– Por vështirësitë fillojnë me shtimin e numrit të insulinave sidomos për personat me diabet nga rrethet, sorollatje dhe pritjen në rradhë, qëndrimin në Tiranë, dietat që do konsumojnë si dhe humbjen e ditës së punës në qoftë se ata e kanë siguruar një të tillë!
– Të gjitha këto kosto dhe vështirësi nga pacienti me diabet, mund të shmangen duke e ndarë këtë abuzim nëpër qarqe ose me kontrollet e vazhdueshme që duhet t’Ju bëhen mjekëve specialist dhe farmacive. Ky kontroll do të sjelli të mira si për pacientin po ashtu edhe për shtetin duke shmangur abuzimet ndër vite me insulinat dhe përdorimin e këtyre fondeve për rimbursim të fishave dhe ageve
Kostoja një vjeçare e insulinave për një person:
50 pena me veprim të shpejt në vit shumëzim 1.200lekë (çmim mesatar) = 60.000lekë
30 pena me veprim të ngadaltë në vit shumëzim 1.900lekë (çmim mesatar) = 57.000lekë
60.000 lekë + 57.000 + 9.000 ndihma sociale = 126.000 lekë shpenzim për një person me diabet ka shteti Shqiptar.
Por a janë të mjaftueshme vetëm insulinat për mbarvajtjen e sëmundjes së diabetit?
Fatkeqsisht duhet të themi që JO, duke pranuar që po kryejmë një shpenzim pa vlerë!
Pacientët me diabet kanë mungesë të disa materialeve që janë jetësore në përditshmërinë e tyre për trajtimin e diabetit të tilla si: Lanceta, Fishat e Glicemisë, Aget insulinike, matja e Hemoglobina e glukozuar (HbA1c), Hormoni Glukagon, Strishat për matjen e gulozës në urinë si dhe rruga e tejzgjatur që duhet të ndjek një person me diabet për dokumentat e shtimit ose ndryshimit të insulinave si dhe daljes në kemp çdo vit.