HISTORI Diabeti Melitus Tip

Diabeti njihet që në kohë të lashta nga simptomat e përshkruara në një tekst mjekësor egjiptjan, Ebers Papyrus, në vitin 1500 Para Krishtit.

Emri Diabetes Mellitus përbëhet nga dy fjalë, një greke, “diabetes” dhe nje fjalë latine “mellitus”. Në shekullin e dytë A.D mjeku grek Aretaus I dha sëmundjës emrin grek diabetes, që do të thotë“ kalim nëpërmjet” duke ju referuar sasisë së shtuar të urinimit në diabetin e pa kontrolluar. Ndërsa fjala latine mellitus, që u shfaq më vonë, do të thotë “e ëmbël si mjalti” u përdor për të përshkruar shijen e embel të urinës.

Diabeti melitus është përcaktuar nga OBSH  si një sëmundje kronike që shfaqet atëherë kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose si alternativë kur trupi nuk mund të përdori në mënyrë efektive prodhimin e insulinës.  Sëmundja karakterizohet nga niveli në rritje i glukozës (një lloj sheqeri) në gjak.

Diabeti Melitus është një sëmundje që   paraqet një paqëndrueshmëri tëvazhduehme  të nivelit të sheqerit në gjak. Diabeti Tip 1 është një formë e diabetit melitus.Është  një sëmundje autoimune që rezluton me shkatërrimin e insulinës që prodhoet nga qelizat Beta të pankreasit. Mungesa e insulinës shkakton një rritje të glukozës në gjak para ngrënies (rreth 70-120 mg\dl në njerëzit jodiabetik).Fillon të shfaqet në urinë mbi pragun real  ( rreth 190- 200mg\dl). Glukozuria ose glukoza në urinë shkakton te pacientët polyuri (urinim të shpeshtë), polydipsi (etje të shtuar), polyphagi(uria të shtuar) dhe humbje ne peshë. Këto janë simptoma karakteristike klasike që bëjnë zbulimin e sëmundjes.

Diabeti tip 1 është vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me insulinë.Injeksioni është metoda më e zakonshme tradicionale për administrimin e insulinës.

Diabeti Mellitus tip 1 ( i njohur më parë si diabeti i “fëmijërisë” ose  i “mitur” ose “insulina vartës” ) nuk është vetëm një problem i fëmijërisë, incidenca e rritur e Diabeti tipit 1 është shumë e rëndësishme për trajtimin e tij në të ardhmen. Shumica e njerëzve qëkanë diabet tip 1,

të cilët janë të shëndoshë dhe me një mbipeshë në fillim, por të cilët mund të humbasin peshën shpejt e cila është e rrezikshme nëse nuk diagnostikohet shpejt. Dëmtimi i sistemit imun është karakteristikë e diabetit tip 1 edhe pse shkaktarët e diabeti tip 1 nuk janë zbuluar plotësisht. Për të dalluar Diabetin tip 1 nga Diabeit tip 2 bëhet një test në laborator qëështë shqyrtim i  peptidit C i cili është një masë për prodhimin e insulinës endogjene. Testimi për 65 antitrupa të Gadit  është propozuar si një test i përmirësuar për të  diferencuar diabetin tip 1 nga diabeti tip 2  për arsye të mosfunksionimit të sistemit imun qëështë lidhur me praninë e tyre.

Print Friendly, PDF & Email