Ditën e dielë më datë 26 mars 2017, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet organizoi aktivitetin “Ngjitje në malin e Kërrabës dhe eksplorim i shpellës së fshehur”. Anëtarë të shoqatës të moshave nga 14-35 vjeç iu bashkuan aktivitetit tonë.
U nisëm nga Tirana rreth orës 9 të mëngjesit. Pasi mbërritëm në fshatin Kërrabë, filluam ngjitjen për në mal. Rruga ishte e gjatë rreth 7 km ngjitje. Gjatë udhëtimit me këmbë anëtarët kishin mundësinë të prezantoheshin, të bashkëbisedonin me njëri tjetrin për tema në lidhje me mirëmenaxhimin e diabetit. Pas 3 orësh ecje me këmbë shoqëruar me pushime të vogla arritëm tek shpella e fshehur.
Eksplorimi i shpellës ishte emocionues për të gjithë. Natyra na surprizon me veprat e saj. Rruga e kthimit ishte me e lehtë 6km. Pasi pushuam pak në hyrje të fshatit u kthyem për në Tiranë.
Kthehemi nga Kërraba me bindjen se diabetikët munden të ecin për orë të gjata, të eksplorojnë dhe ti provojnë vetes së diabeti nuk na pengon të jemi ata që duam dhe të bëjmë atë që na pëlqen.
Shoqata e Fëmijeve dhe të Rinjve me Diabet është duke organizuar udhëtime të tilla frymëzuese në javët në vijim.
Na ndiqni në aktivitete të tjera.

On sunday, 26th march 2017, the Association of Children and Youth with diabetes organised the activity:” Hiking on Krraba mountain and exploring the hiden cave”.
Participants from the age of 14-35 years old joined our activity.We left Tirana at about 9′ o clock.
After we arrived at Krraba village,we started to hike in the mountain.
The road was long about 7km hiking.During walking on foot the participants had the chance to introduce themselves and to talk with each other about managing diabetes.
After walking for 3 hours we arrived at the cave.
Exploring the cave was a beautiful experience for us.
After that we turned back to the village and we took the bus to Tirana.
Organising and following such activities make us believe that people with diabetes can walk for long hours, can explore and prove themselves and the others they can be who they want and do what they love mostly.
The association of children and youth with diabetes will be organising such inspiring activities during next weeks. Keep following us.
Print Friendly, PDF & Email