Ditën e dielë më datë 9 prill 2017 Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet organizoi aktivitetin Hiking në Teqen e Sari Salltikut në Krujë. Unë si prind po përfshihem akoma më shumë bashkë me vajzën time që jeton me diabetin.
Sa hymë në qytet na tërhoqi pazari me punime artizanale të bukura, më pas Kalaja me bukurin e saj madhështore, dhe me veçantinë e qytetit. Pas një pushimi të shkurtër të gjithë sëbashku me pjesëmarrës të moshës 14vjec – 40vjeç morëm rrugën për te Teqeja Sari Salltikut. Me një ngjitje prej 2.5km nga shtegu. Me shpirtin e pastër dhe zemrën e fortë dhe të bashkuar, grupi ia doli arriti në krye pa asnjë problem. Gjatë rrugës bërëm ndalesa pushimi të nevojshme. Gjithashtu kur arritëm një pjesë e grupit qëndruan për të pushuar dhe për të bërë fotografi ndërsa pjesa tjetër vizituan Teqene e Sari Salltikut. Më vonë kryem matjet e glicemive dhe konsumuam ushqimin dhe më pas injektuam insulinat. Pjesëmarrësit zhvilluan bashkëbisedime me njëri-tjetrin si dhe lojëra të ndryshme. Të gjithë ndanë kohën e tyre me të tjerët. Për t’u vlerësuar është dhe fakti që pjesëmarrësit nuk ishin vetëm personat me diabet por edhe persona që mbështesin këtë kauz që nuk ndalemi duke i falenderuar për vullnetin e mirë dhe ndarjen e eksperjencës me ne. Më pas zbritëm nga rruga automobilistike me një gjatësi prej 9km.

Unë si nënë u ndjeva krenare për grupin me diabet dhe e lumtur që jam pjesë e tyre. Këta të rinj janë për t’u admiruar për të gjithë forcën dhe vullnetin që kanë për ti çuar gjërat përpara me Teoremen “Diabeti nuk na ndal dot”

            

 

On Sunday, April 9, 2017, the Children and Youth Association of Diabetes organized the Hiking Activity at the Sari Salltiku Teak in Kruja. As a parent i am including more and more with my daughter who lives with diabetes. When we entered in the city we were attracted from the shopping with beautiful crafts, then the Castle with its magnificent beauty, continuing with the peculiarity of the city. After a short break, all together with participants of the age of 14 – 40 years we took the road to Teqe Sari Salltiq. With a 2.5km climb from the trail. with the pure spirit and the strong and united heart, the group came to the top without any problems. Along the way, we made the rest stop needed. Also when we arrived a part of the group stayed to rest and to take pictures while the rest visited Sari Hallkel’s Teqene. Later we performed the glycemic measurements and consumed the food and then injected insulin. Participants held conversations with each other and different games too. Everyone shared their time with others. To be appreciated is the fact that the participants were not just people with diabetes but also people who support this cause that we do not stop thanking for the goodwill and sharing of the experiences with us. We then descended from the motorway with a length of 9km.

As a mother I felt proud of the diabetic group and happy to be part of them. These young people are to be admired for all the strength and will they want to move forward with the Theorem “Diabetes can not stop us”

Print Friendly, PDF & Email