Health for All Project 07/10/2016

Më datë 07/10/2016 Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet të mbështetur nga projekti HAP (Health for All Project) organizoi takimin e parë periodik me anëtarët e komunitetit Ninësh, në ndihmesë të Edukatorëve Bashkëmoshatar. Duke nisur një axhend me testim të sheqerit në gjak në cdo ambjent si: shtëpi, bare dhe dyqane. Zhvilluan diskutuar me komunitetin mbi njohurit që kishin për diabetin Tip II dhe duke i siguruar këshilla me gojë dhe fletpalosje të përgatitura. Theksi u vu në shërbimin e ofruar nëper Qëndrat Shëndetsore në bazë të skemës së sigurimeve shëndetsore. Në zbatim të projektin “Parandalimi dhe Kontrolli i Diabetiti Tip II në Komunitetin e Zonës së Fratarit”.

Ky trajnim kishte si synim kryesor celjen e takimeve periodike me anëtarët e komunitetit si dhe vënia në dijeni të shërbimeve të ofruara në Qëndrat Shëndetësore të zonës në bazë të skemës së sigurimeve. Komuniteti ishte i gatshëm për bashkëpunimin me të rinjtë bashkëmoshatarë lidhur me parandalimin dhe kontrollin e diabetit tip II. Pasi mbritëm në zonën Ninsh dhe filluam të zhvillonim takime në cdo familje, u vu re se kishte mungesë të madhe të informacionit në lidhje me diabetin. Bashkëmoshatarët folën me rradhë rreth informacioneve për diabetin për shenjat e tij, përse duhet ta parandalojmë atë, kush mund të ishte i rrezikuar, pasojat dhe parandalimin e diabetit tip II. Përpos kësaj, pjesëtarët e komunitetit ju drejtuan pyetje të ndryshme rreth diabetit ku bashkëmoshatët nuk hasën vështirësira por ishin të gatshëm ti mirë sqaronin. Nga pyetjet e bëra u vu re një mungesë e theksuar informacioni rreth çështjeve që lidheshin me diabetin. Më pas diskutimi vazhdoi me matjet e glicemive ku disa kishin dhe pak sheqer në gjak deri në masën 145 mg/dL. U prezantuan cfarë tregon glicemia?, Çfarë është diabeti mellitus tip II dhe shenjat e tij, Faktorët e rrezikut parandalimi dhe kujdesi ndaj diabetit etj. Pjesëmarrësit inkurajoheshin që të pyesnin dhe të ishin aktiv duke bërë dhe pyetje të ndryshme.

U realizua një prezantim paraprak mbi komunikimin, format e komunikimit, si duhe të silleshin me pacientet dhe komunitetin. Çfarë duhet të mbajnë parasysh për një komunikim më efektiv. Në fund të cdo takimi u mbajtën shënim të gjitha rezultatet e glicemive në gjak sipas emrave dhe mbiemrave, dhe kjo për efekt diskutimi me Qëndrën Shëndetsore për të bashkëpunuar për parandalim të diabetit tip II. Edhe vetë komuniteti në masë të gjerë shfaqi interes për t’u konsultuar më tej me mjekun në Qendrën Shëndesore të Fratarit ditën e hënë me datë 10.10.2016.

Numri i pjesmarrësve ishte 60 në total. U realizuan 54 matje glicemie.

 

20161007_143316 20161007_143403 20161007_143418 20161007_143637 20161007_143649 20161007_143655 20161007_143830 20161007_143945 20161007_144143 20161007_144227 20161007_144256 20161007_144451 20161007_144738  20161007_144812  20161007_145953 20161007_15194520161007_144959 20161007_152042 20161007_155136 20161007_155146 20161007_155546 20161007_155718  20161007_155830 20161007_155907 20161007_155933 20161007_15594820161007_160038 20161007_160030  img-20161007-wa0064 img-20161007-wa0066 img-20161007-wa0067  img-20161007-wa0070 img-20161007-wa0072 img-20161007-wa0073  img-20161007-wa0105img-20161007-wa0068 img-20161007-wa0085    img-20161007-wa0104 img-20161007-wa0087img-20161007-wa0086img-20161007-wa0089img-20161007-wa0109img-20161007-wa0088img-20161007-wa0091img-20161007-wa0093img-20161007-wa0096 img-20161007-wa0098 img-20161007-wa0099

 

 

Print Friendly, PDF & Email