Me ardhjen e stinës së dimrit në qarkullim kemi dhe shumë viroza, që janë kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore. Sëmundja më e rëndësishme për këtë sezon është gripi, që e ka pikun në janar- shkurt.
Gripi stinor është një infeksion akut viral respirator i shkaktuar nga viruset e gripit.

Si përhapet gripi?

Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës.

Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë te tjetri, nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë, gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe pas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor.

( Në shtëpi pulti i televizorit është nga më të ndoturit).

Kush rrezikon prekjen nga gripi stinor?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Është sëmundje që kap më shumë moshat e reja, sidomos nxënësit e shkollave, pasi në ambjentet e mbyllura mundësia e përhapjes është më e madhe , personelin mjekësor, shitëset e  dyqaneve, lokalet, pasi mundësia e kontaktit me njerëz të sëmurë është më e madhe. Të gjithë jemi të rrezikuar nga gripi, por një grup popullate është më në rrezik se të tjerët për arsye se e kalojnë më rëndë sëmundjen dhe janë më të prirur për të bërë ndërlikimet e gripit.

Në rrezik më të madh janë fëmijët e vegjël nën 5 vjeç ,sidomos deri në 2 vjeç; njerëzit 65 vjeç e sipër; gratë shtatzëna. Njerëzit me sëmundje kronike,si: astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e gjakut, sëmundjet me ulje të sistemit imunitar, etj. Gjithashtu ndikojnë kushtet neurologjike, si epilepsia, distrofia muskulare, vonesa të rënda të zhvillimit,etj. Njerëzit obezë dhe të rinjtë nën 19 vjeç që kanë përdorur gjatë aspirinën, janë më të rrezikuarit.

Shenjat kryesore të gripit janë temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje muskulore, dhimbje të artikulacioneve, dhimbje mesi, dhimbje koke, dobësi e theksuar, skuqje sysh lotim, teshtima dhe mungesë oreksi.

Por mund të shoqërohet dhe me shenja të tjera klinike, sidomos te fëmijët; mund të kemi lodhje, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve, marrje mendsh, kollë e thatë ose me mucus, etj.

Zakonisht gripi zgjat 3-5 deri 7 ditë, por lodhja dhe dhimbjet muskulare vazhdojnë më gjatë. Zakonisht gripi kalon dhe pa ndihmën e mjekut me regjim për dy ose tre ditë, por duhet te drejtoheni tek mjeku në rastet kur tek fëmijët vëreni shenjat paralajmëruese për emergjencë.

Cilat janë këto shenja?

Fëmijët shfaqin temperaturë të lartë mbi 39 dhe që ulet më vështirësi; frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen; ndryshim të ngjyrës së lëkurës; nuk konsumojnë lëngje të mjaftueshme; nuk kanë gjallëri ose nuk bashkëveprojnë; bëhen nervoz, aq sa fëmija nuk dëshiron të mbahet as në krahë; ka rikthim të shenjave të gripit, por me ethe dhe kollë të keqe; ethe me një skuqje të lëkurës; fortësim të qafës dhe të vjella me presion.

Ndërsa të rriturit shfaqin vështirësi në frymëmarrje apo gulçim; dhimbje apo presion në gjoks apo bark; marramendje të papritur; konfuzion mendor; të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme; temperaturë të lartë më shumë se 5 ditë, si dhe kollë të fortë.

Ndërlikimet më të shpeshta të gripit janë sinozitet, tonsilitet purulente, bronshitet, bronkopneumonia, encefalitet dhe sindroma “Reino” sidomos tek ata që përdorin aspirinën për temperaturë dhe fëmijët. Gripi mund të çojë deri në vdekje.

Çfarë mund të bëhet për të mbrojtur veten nga virusi i gripit stinor?

Mënyra më e mirë e parandalimit të gripit është vaksinimi me vaksinën anti-grip. Vaksinimi mbron vetë personin  dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit. Vaksinimi duhet të bëhet çdo vit, pasi ka shumë lloje virusesh dhe çdo vit dalin vaksina të reja që mbrojnë nga nëntipe të reja të virusit.

Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt shtator–dhjetor. Mbrojtja vazhdon rreth një vit.
Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet të tërë popullsisë, por vëmendje të veçantë kanë fëmijët mbi 6 muaj; personat mbi 50 vjeç; personat e grupit që kanë rrezik më të madh për të marrë virusin e gripit; personeli shëndetësor; gratë shtatzëna; personat që jetojnë në kolektiv apo të sëmurëve me sëmundje kronike; personat kujdestarë për të tjerë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e moshave të treta etj.

Masat parandaluese, cilat janë?

Masa parandaluese shumë të rëndësishme janë edhe mbulimi i hundës dhe gojës kur kolliteni ose teshtini me shami; larja e duarv shpesh me sapun dhe ujë ose përdorimi i solucioneve të duarve me alkool; shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës. Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë; ushqehuni shëndetshëm; pini sasi të konsiderueshme të lëngjeve; bëni aktivitet fizik; bëni gjumë të mjaftueshëm; pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni dhe mundohuni të eliminoni qëndrimin për një kohë të gjatë në ambiente të mbyllura. Masë parandaluese është dhe marrja e vitaminës D.

MJEKIMI

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit. Nëse jeni të sëmurë me grip apo keni të sëmurë në shtëpi duhet të mbani parasysh: Qëndroni në shtëpi, mundësisht në regjim shtrati; qëndroni veç nga të tjerët; pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë; mbuloni gojën dhe hundën me shami kur kolliteni apo teshtini; lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime; informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj; evitoni sa më shumë të mundeni kontaktet me njerëzit; pastroni dhe dezinfektoni mjediset e banesës, si dhe ajroseni sa më shpesh dhomën e të sëmuri.

Si luftohet gripi tek personat me diabet

 

Gripi dhe virozat e ndryshme, që prekin njerëzit në këto kohë, vështirësojnë jetën e tyre të përditshme. Por kjo sëmundje shkakton me teper probleme tek te semuret diabetike, te cilet duhet te ndjekin nje tjeter trajektore per t’u kuruar. Per kete arsye, mjeku endokrinolog, Gjinal Gjoncaj, jep te gjitha keshillat e nevojshme per te semuret diabetike. 

Dihet qe ne kete periudhe viruset gripale jane te shumte, cilat do te ishin keshillat per pacientet me diabet, per te eliminuar keto probleme?

Eshte shume e vertete, qe duhet nje kujdes me gripin per personat, te cilet vuajne nga diabeti i sheqerit. Dhe keshillat kryesore qe do te jepja jane marrja e medikamenteve te zakonshme kunder diabetit, si insulina apo edhe kokrrat. Nje tjeter keshille e rendesishme eshte edhe matja e sasise se sheqerit ne gjak me shpesh gjate periudhes kur iu ka kapur gripi. Dhe e fundit, perpiquni te hani ushqimin tuaj te zakonshem, ku perfshihen edhe sheqernat. 

Cfare ndikimi ka gripi tek diabetiket?

Gripi rrit nivelin e sheqerit, per kete arsye duhet te merret mjekimi rregullisht, si dhe ushqimi, pavaresisht se nga viroza pacientet nuk kane uri. Po keshtu, keshillohen sa me teper konsumim i lengjeve, frutave, si dhe te konsumoni sa me shume supe. Ne qofte se nje pjese e diabetikeve, te prekur nga gripi, kane temperature te larte, keshillohet vizita me mjekun specialist. Kjo per vete faktin, sepse kerkohet ndryshim i dozave te mjekimit per te shmangur nderlikimet, qe vijne nga gripi, ose mund te merren insulina ekstra. Kontrolli i diabetit eshte nje veprim balancues. Ata persona qe jane prekur nga kjo semundje duhet te kene nje ekuiliber te mire ndermjet sheqerit te ulet dhe te larte te gjakut, pasi te dyja shkaktojne probleme serioze.

Cili eshte niveli mesatar i sheqerit dhe nese kemi ulje te normes se tij, cilat jane simptomat qe ka nje pacient?

Niveli i sheqerit duhet mbajtur ne shifra normale dhe HbAic (hemoglobina dhe glukoza) poshte 7 per qind. Kur sasia e sheqerit shkon poshte kesaj shifre, kemi te bejne me hypoglicemi, qe shoqerohet me disa simptoma. Nder me kryesoret mund te rendisim dhimbje te kokes, shqetesim, djersitje e tepert e trupit, uri. Po keshtu, crregullime te ritmit te zemres (palpitacione), puls i shpejte, keputje, lodhje (te mos jesh ne gjendje te ngrihesh ne kembe, dridhje te duarve, irritabilitet (eksitim), te perziera ne stomak, si dhe gjendje te fikti.

Pas gjithe ketyre shqetesimeve, cilat do te ishin keshillat qe duhet te ndjeke nje pacient?

Pacienti duhet te veproje me shpejtesi, qe kur fillon te ndieje shenjat e para, pa i lene qe ato te thellohen. Keshtu, keshillohet marrje e lengjeve te frutave, sheqer ose ushqim qe permban sheqer. Injektoni (gjilpere) nje ampule Glukogen (medikament qe rrit sheqerin ne gjak), te cilen nje diabetik duhet ta kete ne shtepi. Po keshtu, nje tjeter keshille per ata persona qe kane diabetin e ulet eshte mbajtja e karameleve ne xhep ose sheqer, kur hypoglicemia (sheqeri i ulet) mund te ndodhe ne rruge.

Cilat jane shkaqet e uljes se sheqerit ne gjak?

Shkaqet qe shkaktojne kete ulje te nivelit te sheqerit mund te jene te shumta.

Nje nga keta shkaktare eshte edhe berja e insulines me teper se zakonisht, po keshtu edhe nga nje aktivitet fizik i sforcuar mbi aktivitetin e perditshem. Po nje faktor tjeter, qe ndikon ne uljen e sheqerit, eshte edhe marrja e ushqimit me vone se zakonisht nga koha e marrjes se mjekimit.

Po ne rastet kur niveli i sheqerit ne gjak eshte me i larte, cilat jane simptomat e para qe shfaqen?

Kur niveli i sheqerit ne gjak eshte me i larte se normalja quhet hiperglicemi, qe shoqerohet edhe me simptomat e veta. Keshtu, shenjat e para jane frymemarrje e veshtiresuar dhe e rende, dremitje, lodhje qe shoqerohet me mungese energjie, etje dhe urinim te shpeshte dhe te shumte. Nje nga keshillat me te rendesishme, qe te semuret duhet te kene parasysh, eshte se pacientet me hiperglicemi duhet te pine lengje dhe mos t’i nderpresin ato.

Cilat jane shkaqet qe shkaktojne hiperglicemine (diabetin) e larte?

Shkaqet kryesore mund te jene marrja e insulines me pakice, ushqimi i tepert, jo ai qe merret zakonisht. Po keshtu, infeksione te ndryshme, gripi, si dhe streset e forta.

Po keshillat per kete grup pacientesh, cilat do te ishin?

Disa “vogelsira” behen shkaktare te ketij diabeti dhe keshillohet qe keto te eliminohen. Keshtu, keshillohet qe ushqimi te merret ne kohe, si dhe ne sasine e caktuar. Por shume e rendesishme eshte qe te kontrollohet edhe niveli i sheqerit ne gjak. Nderkohe, per personat mbi peshe eshte shume e rendesishme qe te kontrollohet edhe shendeti, si dhe aktiviteti fizik, i cili duhet te vazhdoje per cdo dite. Te semuret me diabetin e sheqerit kane potencial te madh per semundjet e zemres, ndaj keshillohet kontroll i here pas hershem tek mjeku kardiolog. Po keshtu, keshillohet edhe heqja e disa veseve. Per shembull, nese dikush pi duhan, atehere ky eshte nje faktor i rrezikshem, qe shkakton goditje ne zemer dhe eshte e keshillueshme qe te nderpritet plotesisht duhani. Po keshtu, edhe tensioni i larte i gjakut mund te coje gjithashtu ne goditje zemre, prandaj duhet te mbahet ne kontroll dhe ne shifra normale.

Gripi dhe diabeti

Gripi rrit nivelin e sheqerit per kete arsye duhet te merret mjekimi rregullisht, si dhe ushqimi, pavaresisht se nga viroza pacientet nuk kane uri. Po keshtu, keshillohet sa me teper konsumim i lengjeve, frutave, si dhe te konsumoni sa me shume supe. Ne qofte se nje pjese e diabetikeve, te prekur nga gripi, i cili shoqerohet me temperature te larte, keshillohet vizita me mjekun specialist. Kjo per vete faktin, sepse kerkohet ndryshim i dozave te mjekimit per te shmangur nderlikimet qe vijne nga gripi ose mund te merren insulina ekstra. Kontrolli i diabetit eshte nje veprim balancues. Ata persona qe jane prekur nga kjo semundje duhet te kene nje ekuiliber te mire ndermjet sheqerit te ulet dhe te larte te gjakut, pasi te dyja shkaktojne probleme serioze.

Simptomat ne diabet te ulet

  • Dhimbje te kokes
  • Shqetesim
  • Djersitje e tepert e trupit
  • Uri
  • Crregullime te ritmit te zemres
  • Keputje, lodhje
  • Te perziera ne stomak
  • Gjendje te fikti

Simptomat ne diabet te larte

  • Frymemarrje e veshtiresuar
  • Frymemarrje e rende
  • Dremitje
  • Lodhje
  • Mungese energjie
  • Etje
  • Urinim te shpeshte
  • Urinim i shumte

Keshilla

  • Marrje e lengjeve te frutave (per hypoglicemi)
  • Sheqer ose ushqim qe permban sheqer
  • Injektoni (gjilpere) nje ampule Glukogen
  • Mbajtja e karameleve ne xhep ose sheqer
  • Ushqimi te merret ne kohe (per hiperglicemi)
  • Te kontrollohet edhe shendeti, si dhe aktiviteti fizik
  • Te eliminohet stresi
  • Kujdes nga gripi dhe infeksionet e ndryshme
Print Friendly, PDF & Email