Gilian-Diagnostikimi me DT1 pas pushimeve.

Unë u diagnostikova me diabetin e tipit 1 katër vjet më parë. Sapo u ktheva nga pushimet e verës, ku mendova se ishte nxehtësia që më bënte të pija aq shumë ujë. 
Në katër javë humba dhe disa kg, gjë që ishte pak e pazakontë, pasi zakonisht e grumbulloj atë në pushime. E përmenda problemin tim tek infermierja ime dhe për fat të mirë ajo ishte një nga më tërat në spital. Spitalet , injektimet i kisha shumë frikë. Pas një mostre të urinës dhe një shpimi në gisht,prisja përgjigjen e analizave me ankth. U shtrova në spital ku kalova tre ditët e ardhshme.  Mendimi për të injektuar katër herë në ditë insulinën ishte mjaft e frikshme pa menduar për shpimet në gishta. Jam konsultuar me orë të tëra me ekipin e diabetit dhe aty mësova se kishte edhe fakte më të frikshme siç janë : hipo dhe hiperglicemia. Pas gjithë sfidave që kalova, tani jam në paqe me veten dhe kam
vendosur të kem një fëmijë. Kjo ishte edhe më e vështirë! Gjatë shtatzënisë, më duhet të injektoj jo 4, por, 7  herë insulin. Kam kuptuar që sekreti i kësaj sëmundje është “Llogaritja e Karbohidrateve”.

Print Friendly, PDF & Email