Formular Anëtarësimi

“Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” është shoqatë e specializuar në fushën e informimit, shërbimit, ndihmesës, argëtimit dhe përkujdesjes së shëndetit të fëmijëve dhe të rinjëve që janë të diagnostikuar me diabet në vendin tonë. Shoqata ka një sistem anëtarësie të organizuar në të gjitha qytetet e vendit nëpërmjet antarëve. Nëse mbështesni të njëjtat parime me “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” dhe dëshironi të përfshiheni në mënyrë aktive si anëtarë, ju lutem rregjistrohuni duke mbushur formularin e anëtarësisë.

“Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” është në shërbim të personave të diagnostikuar me diabet, të cilët kanë kaluar shqetësime dhe probleme të ndryshme gjatë kalimit të viteve, si dhe të diagnostikuarëve të rinj për të gjitha pyetjet dhe shqetësimet që ndeshin në lidhje me diabetin.

“Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” kryen aktivitetin e saj në Tiranë dhe shumë shpejtë dhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë

Duke plotësuar formularin, ju rregjistroheni në regjistrat e anëtarësisë online së “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” dhe do të mund të merrni informacione me anë të e-mail-eve të cilat do t’ju informojnë mbi aktivitetet e shoqatës, do t’ju ofrojnë me anë të postës elektronike të rejat e zbulimeve mbi diabetin dhe pajisjen me Kartën e Anëtarësisë, të cilën mund ta porositni në çdo kohë pranë zyrave të “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” në Tiranë.

Të dhënat personale do të grumbullohen, përpunohen, mbahen, mbrohen dhe ruhen në zbatim të ligjit nr 9887 dt 10.03. 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në asnjë mënyrë nuk do ti jepen palëve të treta pa autorizimin me shkrim të subjekteve të të dhënave personale

Kliko në linkun e më poshtëm:

http://reg.diabet.al/regjistrimi

 

Print Friendly, PDF & Email