Fjalimi në konferencën për “Diabet dhe sytë e shëndetshëm”

Përshëndetje të gjithëve …

Po e nis fjalën time me falenderime për Ju pjesmarës të ndërgjegjësuar kundrejt kësaj sëmundje që nuk përfshin vetëm komunitetin që ne përfaqësojmë dhe që janë me diabet.

Përshëndesim nga kjo sallë e Universitetit Europian të Tiranës edhe të gjithë antarët e shoqatës Nuk mund të harroj pa falenderuar familjarët tanë, miqtë e gjendur në momentet nga më të vështira për të patur një shëndet me më pak probleme që vinë nga diabet në vazhdimësi…

1 Në mënyrë të vaçant (dhe në pa mundësi për të qenë i pranishëm përshëndesim të nderuarin Profesor Doktor Petrit Hoxhaj

2. Profesor Asocjuar Doktor Ali Tonuzi

3. Mjeken Endokrinologe Elona Xhaldo

4. Aurel Voda Këshilltarin e përgjithshëm të drejtorit të fondacionit të Sigurimit të Detyrushëm të Kujdesit Shëndetsor

Pa harruar Universitetin Europian i Tiranës, Kompanin Sanofi, Kompanin Novo Nordisk, Kompanin Agna, gjithë gazetarët që po kryejnë një punë humane për shëndetsin dhe gjithë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.

Falenderojmë të gjithë miqtë e Shoqatës për mbështetje dhe lehtësim të ecurisë dhe vazhdimësisë tonë duke u bashkangjitur për ditë dhe më shumë individ me qëllimet dhe kërkesat tona nga më normale dhe të pa ndryshueshme të antarëve të shoqatës tonë.

Si gjithmonë shoqata ka punuar për t’ju bërë me dije në lidhje me arritjet shkencore për diabetin, kostot që kanë personat me diabet dhe pa harruar dhe specifikat e marjeve masë për veprimtarit që kryeni…

Sot po Ju bëjmë me dije se në plan projektin tonë do të ketë një hapësirë shumë të zgjeruar për mobilizim në bashkëpunim me donator të ndryshëm dhe me dëshirën e grupeve të punës me antarë dhe vullnetarë të ndryshëm të shoqatës.

Faleminderit!

  • Ju kemi bërë me dije kostot vjetore duke ndjekur kriteret dhe këshillat e mjekut endokrinolog
  • Përfaqësim në aktivitete të ndryshme në për mjet antarëve tanë dhe netvorket e ndryshme
  • Mundësinë e bashkë bisedimit në për mjet rrjeteve sociale ku konsultoemi ndajmë eksperjencat pyetjet dhe problemet tona për të gjetur një zgjidhje në lidhje me sëmundjen e diabetit.
  • Shoqata ka qenë e përfaqësuar në media dhe në aktivitete të ndryshme e cila ka sjellë një informim dhe lëvizje, në lidhje me specifikat e ndryshme për shëndetit.

Sot duam t’ju rikujtojmë se nga konferenca e parë “Diabeti nuk fle” më 21 Mars 2014, kemi bërë publike dhe vënë në dijeni gjithë shoqërinë shqiptare dhe në veçanti organet kompetente për kostot vjetore dhe mujore të personave me diabet. Duke përfshirë   

Mundësimin e materialeve mjekësore me vlerë rreth rreth 158.000 lekë/vit.

32 analiza me vlerë 231.000 lekë/vit.

Me një vlerë totale që arrin 389.000 lekë/vit

Shteti ndihmon me një vlerë prej 113.000 lekë/vit duke dhënë një ndihmë sociale sa 1 e 3-ta, ku diferenca arrin prej 276.000 lekë/vit. Pa vendosur dietën që duhet të bëjnë personat me diabet.

Dëshiroj ta theksoni këtë vlerë prej 276.000 lekë/vit sepse tani do nis t’ju bëj me dije një kosto të dëmtimit të syve që vjen si pasojë e mos plotësimit të kërkesave tona në lidhje me rimbursim të medikamentet dhe 32 analizave që duhet të kryej dhe të përsërisë një person me diabet në vazhdimësi.

  • Kontroll, Matje tensioni, fundoskopi             3.000 LEKË
  • Fushë Vizive                                             1.000 LEKË
  • FFA,      Aniografi digital                            12.000 LEKË      
  • OCT,     Tomografia optike e syrit               11.200 LEKË
  • Laser seanca                                          12.000 LEKË
  • YAG LASER,                                         14.000 LEKË
  • Katarakt,                                                25.000 LEKË

heqjen e kataraktit dhe zëvendësimin e refraksionit në lenten intrakulare        

  • TRAJTIMET:          Avastine,              18.000 LEKË

.                                     Triamcinolon,      15.000 LEKË

  • Në  TOTAL             111.000 LEKË

Sqarim:      Çmimet e analizave janë marë në sektorin shtetëror për aq analiza sa mund të egazminohen në spitalin e Tiranës dhe pjesa që ngelet në klinika të ndryshme private.888 6


Por nuk duhen neglizhuar dhe dëmtimet e zemrës, trurit, veshkës, nervave dhe prerjet e gjymtyrëve nga diabet.


Pjesa më e madhe e jona ka dëmtime të syve duke u shoqëruar me ulje të shikimit dhe përfunduar me verbimin 100% nga diabeti.

Diferanca, kostot sipas kritereve dhe këshillat nga mjek endokrinolog, plus barën e kostos së dëmtimit të syrit vetëm shton vlerat shpenzuese të personave me diabet dhe familjarët

Po Ju bëjmë me dije se shtetit i shtohet dhe bara e kujdestarisë së personit me aftësi të kufizuar në shikim veçmas ndihmës sociale

Në total kostoja shpenzuese e shtetit duke theksuar organet kopetente për 1 person me diabet të cilit nuk i plotësojmë kriteret dhe këshillat për mjekim dhe analiza arrihet shumë e lartë.

Të cilat do të ketë pasoja në ngritjen e taksave të ndryshme që janë të përfshirë pa përjashtim e gjithë shoqëria Shqiptar. Me një përfundim se diabeti është gjithëpërfshirës

Sipas situatës së ngritur po ju drejtojmë disa pyetje në lidhje më çështjet e syrit diabetikë:

  • Do arrij shteti jonë të mbulojë gjithë dëmtimet që vinë si pasojë e mos menaxhimit dhe rimbursimit të medikamenteve plus analizat për diabetin.
  • Ku të shkojmë për të marë një zgjidhje?
  • Kujt tja kërkojmë një zgjidhje efektive?
  • A ka do një strategji për këtë çështje, të formës paketë të deleguar në klinika private?888-9

Sa për komunitetin që ne përfaqësojmë kemi kërkuar dhe do vazhdojmë të kërkojmë:

  1. Të bëhet e mundur rimbursimi I fishave duke bërë ndryshimet përkatëse ligjore
  • Që të rishikohet skema e financimit si fisha, lancet, age për rimbursimin si materialeve shëndetsore si dhe të medikamenteve të lartë përmendura, në mënyrë që edhe me bashkpunimin tonë si shoqatë pacientësh të përmirësohet cilësia e mjekimit dhe të shmangen komplikimet e saj dhe shqetësimet ndaj tij.
  • Lehtësim të proçedurave të marrjes të insulinave analoge dhe mos të ketë pengesa për ta siguruar insulinën analoge.
  • Kërkojmë gjithashtu rishikim të proçedurave të përsëritura, për përgatitjen e dokumentave të daljes në kemp çdo vit si dhe ndihmës sociale që i jepet personave me diabet
  • Fondi i Sigurimit Shëndetsor të realizojnë rimbursim total të analizës së Hemoglobinës së glukozuar në gjithë territonin e Shqipërisë.
  • Të rishikohet dhe të përmirësohet strukturat në lehtësim të punësimit dhe arsimin për personat me diabet duke ju dhënë prioritet kësaj kategorie
  • Për të arritur zgjidhjen e këtyre problemve të parashtruara më sipër propozojmë tryeza të rrumullakta me shoqatat e ndryshme të diabetit, organet kopetente shtetërore apo aktore të tjerë që mund të shërbejn për të arrituar këto objektiva.
  • Diabeti të bëhet çështje dite sa të jepet një drejtim siç është karta diabetike që kërkojmë të realizohet në bashkëpunim me shtetin, spitalet private, klinika private, kompanit specifike, supermarket të ndryshme duke ofruar skonto për produktet ushqimore specifike për komunitetin me diabet si dhe shërbime të tjera që sjell lehtësim të jetës tonë.
  • Ne kërkojmë të rishikohet mundësia e rimbursit të pompave të insulinës , për fëmijët dhe të rinjt që kanë një diabet të çekulibruar dhe komplikacione të shkaktuar nga diabeti, siç ndodh dhe në vendet tona fqinje (Maqedoni, Greqi, Slloveni, Kroaci)

Të gjitha këto kërkesa sot kërkojnë pak më shumë punë për sëmundjet kronike të shoqëruar me pak kosto dhe bashkëpunim gjithë përfshirës me prespektiv afatgjat. Duke filluar me prioritet të rinjtë dhe fëmijët.

Por mos të harrojmë se kjo inisjativ do të sjellë rritje të mirëqënies së popullsisë së re dhe nuk nevojiten tregus shifrash ose premtime dhe premtime dhe vetëm premtime…

Duke vendosur dhe arritur në fund ndryshimin në mirëqënien shëndetsore dhe atë ekonomike për të gjithë popullsinë shqiptare.


Po e mbyll diskutimin tim me shprehjen:

“Unë mund të duroj gjithçka që mund të më rezervojë jeta, përveçse një gjë: verbërinë. 
Këtë s’kam për ta pranuar kurrë!”

Faleminderit
Asim Toro

Print Friendly, PDF & Email