Fjalimi në Konferencën e XII e SH.SH.E. Endokrinologji, Diabetologji, Sesioni i Vjeshtës

Përshendetje!

Sot do të doja që zeri im me ndihmën tuaj, të bëhet një këmbanë shprese për të gjithë ata që si unë luftojnë çdo ditë për jetën e tyre.

Po ta mendojmë mirë jemi me të vërtetë shumë edhe pse do të doja që në të vërtetë të ishim pak. Jemi aq shumë saqë një shok i imi ma thotë me shaka se nëse votojmë në të njëjtin subjekt, pa frikë krijojmë plot një grup të përvetshëm parlamentar…

Përshëndetja për sakrificën e punës tuaj është e pakët, por si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri një falenderim shumë i madh shkon për secilin prej jush!

Gjatë udhëtimit të kësaj përfaqësie kam mësuar se problematikat e lidhura drejtpërsëdrejti me shëndetin tonë janë edhe vështirësitë e punës tuaj të përditëshme. Sa mirë do të ishte sikur ecejaket e mundueshme, mungesa e medikamenteve apo pamundësia ekonomike e shtetit tonë për lehtësim të kësaj diagnoze të merrnin fund.

Do t’ju luteshim që përveç punës së lodhshme që kryeni çdo ditë për ne të luftoni edhe me organet vendimarrëse për të vënë në dukje pasojat shumë të rënda dhe të vështira po aq të kushtueshme që shkakton kjo sëmundje. Kam besim që secili prej jush që ne do të kemi një bashkëpunim për të plotësuar kërkesat më të domosdoshme për ne për faktin se jemi në gjendje të kuptojmë të gjitha vështirësitë e realitetit!

Ju falenderoj në emër të të gjithë pacientëve dhe familjarëve tanë!

 

 

Asim TORO
Drejtori Ekzekutiv
Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email