Fjalimi në ditën e realizimi të rimbursimit të fishave për të rinjt deri në moshën 25-vjeç

Gjej rastin të falendojmë në vençanti angazhimin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu, në mbajtjen e premtimeve të Nëntorit 2017,

Departamentin e Mjekëve të Endokrinologjis dhe median vizive dhe të shkruar, aktorët, kompozitorët, figurave publike që iu bashkuan nismës sonë si dhe të gjithë anëtarëve dhe vullnetarëve të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet.

Si pacient, si përfaqësues i “Zërit të Pacienteve me Sëmundje Kronike” dhe Drejtor Ekzekutiv i “Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”  jam përfitues i të mirave të arritura nga përpjekjet e përbashkëta dhe të bashkërenduara ne si grup interesi në bashkëpunim me Institucionet Shtetërore.

Ne do të vazhdojme punën tonë për realizimin e qëllimit për të drejta njerëzore, përfshirje dhe integrim të personave me diabet, përmirësim të kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes bazuar në respektimin dhe garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, përmes advokimit, informimit e ndërgjegjësimit institucional, si dhe fuqizimit të personave që jetojnë me diabet për rritjen e vetëvlerësimit, edukimit me metodat e terapitë bashkëkohore në trajtimin e diabetit.

Sot ne po promovojmë arritjen e një prej kërkesave si grup interesi në përmirësimin e mirëqënies shëndetësore të të rinjve student me diabet deri në moshën 25 vjeç.

Përpjekjet tona do të vazhdojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale për të rritur numrin e përfituesve deri në moshën 35 vjeç dhe hartimin e programeve të ndërhyrjeve në parandalim të dëmtimeve nga diabeti kryesisht femrat në moshë riprodhuese në lehtësimin e krijimit të familjeve të reja dhe të pasurit pasardhës të shëndetshëm.

Gjithashtu gjej rastin si përfaqësues i grupimeve të pacientëve të parashtroj kërkesën e draftuar në konsultim me partnerët drejtuar Znj. Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale dhe Znj. Denaj Ministre e Financës dhe Ekonomisë për bashkëpunim institucional në heqjen e TVSH për materialet mjekësore për të na lehtësuar jetesën me diabet.

Kjo nisme e re do të ndikojë në parandalimin e dëmtimeve që vijnë si pasojë e diabetit dhe krijojë  lehtësira financiare të komunitetit me diabet.

Duke ju falenderuar sërish për bashkëpunimin e deritanishëm dhe dialogun konstruktiv do të vazhdojmë të mbetemi faktorë dhe promotorë të ndryshimeve pozitive drejtë aksesit universal të promovuar si objektiv institucional nga MShMS.

Asim    TORO
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email