Fjalimi në ditën e realizimi të rimbursimit të fishave për fëmijët deri në moshën 18-vjeç

Përshëndetje të nderuar miq kolegë dhe përfaqësues të digasterëve!

Besoj se të gjithe jeni dakort që sot të gjithë sëbashku ndajmë një moment të rëndësishëm dhe të veçantë për mirëqënien dhe mirërritjen e fëmijëve dhe të rinjve me diabet.

Është finalizimi i një përpjekje disa vjeçare për të arritur që të lehtësojmë baren financiare të sëmundjeve kronike siç është diabeti për prindrit dhe familjet tona.

Është një rrugëtim i gjatë që ka ecur përmes përdorimit të të gjithë mënyrave dhe metodave të advokimit dhe lobimit që ne si përfaqësues të shoqërisë civile kemi bërë ndër vite. E nisëm thjeshtë si një ëndërr por që gjatë rrugës na u bashkuan shumë aktorë të tjerë duke u bërë një zë i fuqishëm që u finalizua me sukses. Nuk është fundi i punës dhe i përpjekjeve tona por besoj se kjo e sotmja është fillimi i një angazhimi të ri institucional nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ta shtrirë në terma afatgjatë që rimbursimi i fishave për personat që jetojnë me diabet të përfshijë grupmosha më të rritura deri sa të arijnë në rimbursimin për të gjithë ata që kanë nevojë.

Për ne është e kuptueshme që çdo ndërhyrje e tillë ka kosto financiare për shtetin por që gjithsesi është një kontribut për personat me sëmundje kronike për cilësimin e jetës së tyre dhe uljen e paaftësisë duke i kthyer në një jetese normale dhe duke kontribuar secili prej tyre në fushën e veprimtarisë që mbulon.

Ne sigurisht do të jemi këtu si bashkëpuntorë si aleat por në të njëjtën kohe dhe si vezhgues të kujdesshëm të zbatimit me rigorozitet të nisma të tilla në përfitim të grupeve të interesuara.

Gjej rastin të falendojmë angazhimin e madh institucional duke filluar nga Kryeministri, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, anëtarë të Komisionit të Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Departamentin e Mjekëve të Endokrinologjisë, median vizive dhe të shkruar, aktorët, kompozitorët, figurave publike qe iu bashkangjiten nismës tonë si dhe të gjithë anëtarëve dhe vullnetarëve të fëmijëve dhe të rinjve me diabet.

Ata që unë dua të falenderoj veçmas pavarsisht listës së gjatë të kontribuesve për këtë kauze por që kam pak me shumë përzemër janë doktorët, Petrit Hoxhaj dhe Agron Ylli si gjithmonë profesionistë të pa lodhur me ne, dhe familjen time që janë kujdesur për mua 28 vite me rradhë!

Print Friendly, PDF & Email