Fjalimi i Ditës Botërore të Diabetit 2019 nga Drejtori Ekzekutiv Z. Asim Toro

Dita Botërore e Diabetit 14 Nëntor 2019 mbart një temë të veçantë sivjet. Ajo është “Mbroni familjen tuaj nga diabeti, edhe fëmijët mund të preken nga diabeti”.

Fushatat ndërgjegjësuese dhe aktivitetet që zhvillohen gjatë këtij muaji kanë për qëllim informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin e diabetit.

Sot do të doja që zëri im me ndihmën tuaj, të bëhet një këmbanë shprese për të gjithë ata që si unë luftojnë çdo ditë për jetën e tyre.

Shifrat e rritjes së numrit të komunitetit me diabet janë alarmante dhe është një gjë që shihet tek të afërmit tuaj ose …

Kjo ditë Botërore e Diabetit, sa e vogël duket dhe është para 30 viteve të mia me diabet apo nga ato 6 vite që na bëri të jemi së bashku nën ombrellën Fëmijë dhe të Rinj me Diabet, me qëllimin për realizimin e objektivave të caktuara përmes:

– Angazhimit për të promovuar dhe mbështetur të drejtën legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të njerëzve me diabet në shoqërinë shqiptare, duke u bazuar në respektimin dhe garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke informuar dhe rritur ndërgjegjësimin e publikut, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara.

– Si dhe të kontribuojnë në fuqizimin e njerëzve që jetojnë me diabet për të bërë një jetë të pavarur dhe promovimin e edukimit me metodat dhe terapitë bashkëkohore të aplikuara në trajtimin e diabetit.

Diabeti në Shqipëri është një risk dhe mundim për atë që e përjeton gjatë gjithë jetës. Diabeti është i panjohur nga pjesa më e madhe e shoqërisë në Shqipëri, dhe disa nga arsyet janë mos interesimi për t’u marrë me sporte të ndryshme dhe konsumimi i ushqimeve të ndryshme të pazgjedhura.

Dita sot nuk është vetëm për falenderimet për bluzat e bardha si ato profesionale dhe ata mjek familjare, dhe në vençanti infermierët apo familjarët tanë që e vuajnë pamundësinë materiale ekonomike në heshtje për të na shoqëruar gjatë gjithë halleve dhe problematikave tona në mos zbatim të ligjeve, që vijnë si pasojë e mosvëmendjes së institucioneve me ne si grupe dhe aktorë kryesorë të çëshjtjes diabet.

Vrejtjet në zërin e përfaqësisë time të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, por edhe Zërit të Pacientit drejtuar Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë apo Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrive të tjera që nuk bashkëpunojnë me grupet parësore për:

  • Lejim dhe lehtësim të ndarjeve të kulturës shëndetësore nëpër shkolla pse jo dhe duke bashkëpunuar me ne si grupe parësore,
  • Duke zbatuar ligjin e daljes në kemp për të gjithë njësoj çdo 3 vite, pa bërë ndarje të të sëmurëve duke e shkurtuar këtë afat në 1 vit
  • Duke mos ndëshkuar mjekët e familjes duke i kontrolluar listën e kostove të shpenzuara për medikamendet kundrejt nesh si pacientë,
  • Duke na lehtësuar dhe përshtatur një vend punësimi siç ndodh vetëm me infermjerët apo mjekët.
  • Familjarët të mos lejohen të dorëhiqen nga puna për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve sic janë ata me diabet,
  • Duke na ulur kostot stresuese apo ekonomike për sigurimin e lejes së drejtimit të automjeteve,

 Asnjë kërkesë e jona nuk prek interesa të askujt veçse rëndojnë shëndetin tonë si ekonomikisht dhe psigjikologjikisht, pa harruar dhe familjarët tanë që jetojnë me diabetin tonë njësoj si ne por në heshtje.

Në emër të gjithë komunitetin tonë me diabet falenderojmë gjithë familjarët, partnerët “Bordin e Çështjeve të Mira të përbërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Lotaria Kombëtarë”, Infermjerët dhe mjekët e Shoqatës së Endokrinologjisë, Institucionet si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkinë Tiranë, kompanit Novonordisk dhe Bionime që si për herë na mundësojnë fuqizimin e zërit të problematikave tona duke ndërgjegjësuar shoqërinë Shqiptare. Klubin e Partizanit i cili sot ne oren 15 na mundeson 1 ndeshje futbolli duke u solidarizuar me kauzen diabet, dhe per te fuqizuar zerin  “SE BASHKU I THEMI STOP DIABETIT”. Pa harruar në vençanti familjet tona, Dr Prof Petritin dhe Dr Prof Agron Ylli.

Print Friendly, PDF & Email