Fjalimi i Ditës Botërore të Diabetit 2018 nga Drejtori Ekzekutiv Z. Asim Toro

Përshëndetje të nderuar miq dhe kolegë…

Fjalën po e nis duke gjetur rastin të falenderoj familjen time dhe të gjitha familjet e komunitetit me diabet për mbështetjen e tyre çdo moment! Falenderoj stafin e Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, të cilët po realizojnë pa u lodhur ndërgjegjësimin e të gjithë popullsisë.

Përshëndes sakrificën e punës së mjekëve endokrinolog, por si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri një falenderim shumë i madh shkon për secilin prej jush!

Duke e theksua në emër të komuniteti me diabet dhe që unë dua të falenderoj veçmas pavarsisht listës së gjatë të kontribuesve për këtë kauze janë dr prof Petrit Hoxhaj dhe dr prof Agron Ylli si gjithmonë profesionistë të pa lodhur me ne! Do t’ju luteshim që përveç punës së lodhshme që kryeni çdo ditë për ne të luftoni edhe me organet vendimarrëse për të vënë në dukje pasojat shumë të rënda dhe të vështira po aq të kushtueshme që shkakton kjo sëmundje.

Një përshëndetje e veçant shkonë për Bordin e Çështjeve të mira të përbërë nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financës, Shoqatën e endokrinologjisë dhe rrjetin e Zërit të pacientit, Kompanit farmaceutike Sanofi, Novonordisk, Accu-Chek Koslabor, Trimed, dhe Kompanit ushqimore, Kompanin Agna, Ekovolis dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Po të mendojmë mirë jemi me të vërtetë shumë edhe pse do të doja që në të vërtetë të ishim pak. Vjet realizuam finalizimin e rimbursimit të fishave për për mirëqënien dhe mirërritjen e fëmijëve deri në moshën 17-vjeç, tani ka ardhur momenti të realizojmë lehtësim të sigurimit të medikamentit jetësor insulinë, të shoqëruar me rimbursim të fishave për të gjithë komunitetin me diabet pa përjashtim moshe, dhe sigurim të reagentëve të Hemoglobinës së Glukozuar

Për ne është e kuptueshme që çdo ndërhyrje e tillë ka kosto financiare për shtetin por që gjithsesi është një kontribut për personat me sëmundje kronike për cilësimin e jetës së tyre dhe uljen e paaftësisë duke i kthyer në një jetese normale dhe duke kontribuar secili prej tyre në fushën e veprimtarisë që mbulon. Më datën 14 Nëntor po ju informoj se do të dorëzojmë një peticion më 2000 firmëtarë për rimbursimin e fishave për të gjithë komunitetin.

Ashtagu i sivjetshëm ka qenë #Diabeti_shqetësim_i _çdo_familjeje

E kemi treguar dhe po e theksojme se kjo çështje është alarmante për numrin që shkon për herë e në rritje…

Kërkojmë të përshëndes një nga koleget Znj. Olimbi Hoxhaj Përfaqësuese e Zërit të Pacientit, e cila është treguar e gatshëm për të përkrahur këtë nisëm duke nisur nga përvoja e saj me një kauz akoma edhe më të rrëndë se diabeti.

Të gjithë sëbashku dhe me dëshirë është ndërmarë lehtësim e jetesës me diabet! Motoja jonë është të mbrojmë shëndetin tonë të mbrojmë jetën tonë

Ju falenderoj për mbështetjen dhe vlerësimin tuaj!

Print Friendly, PDF & Email