Fjalimi i Ditës Botërore 2016

15027742_1141403045973575_6465389119083867975_nPërshëndetje të gjithëve!

Së pari gjej rastin t’ju falenderoj për ndërgjegjësim ndaj diabetit nëpërmjet pjesmarjes tuaj jo vetëm në një datë si sot por në të gjitha aktivitetet që ne organizojmë, ju falenderoj që në çdo moment në të jetës tonë na qëndroni pranë dhe na përkrahni për të përballuar këtë sëmundje, faleminderit të gjithë të afërmve tanë, miqve, shokëve, mjekëve dhe njerëze të thjesht që janë ndërgjegjsuar me ne! Dua t’ju përshendës me një shprehje “INFORMOHUNI, NDËRGJEGJSOHUNI DHE KUJDESUNI GJITHMONË PËR SHËNDETIN TUAJ SEPSE SHËNDETI ËSHTË NJË NDËR GJËRAT MË TË RËNDËSISHME QË KEMI NË KËTË JETË”

UNË KAM NDËRIN TË VAZHDOJ ME AVOKATËSINË EDHE PËRFAQËSIN E ÇËSHTJES TONË DIABET. JU FALENDEROJ PER MBESHTETJEN DHE VLERESIM TUAJ!

Është e çuditçme se si gjërat mund të kthehen nga keq në katastrofë në lidhje me kauzën diabetike. Ndërkohë që drejtuesit e shoqates përballen me problemet e sëmundjes dhe zgjidhjen e tyre, të tjerët presin në heshtje dhe shpresojnë që një ditë do të arrihet rimbursimi i medikamenteve tona, mirëpo të gjithë e dimë se ky fenomen lidhur ngushtë me ekonominë.

Ne e kuptojmë shumë mirë këtë por vendimarresit duhet të kuptojnë se kostot e sëmundjes do jenë shumë herë më të larta nëse nuk merren masa të menjëhershme për rimbursimin e medikamenteve!

SOT KEMI FTUAR SHUMË PERSONA TË CILËT KANË NË DORË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TONË POR ATA SMUND TË BALLAFAQOHEN DHE TË QËNDROJNË PARA JUSH KËSHTU QË NUK JANË TË PRANISHËM NË KËTË AKTIVITET! POR KJO NUK DO TË THOTË QË NE NUK DO VAZHDOJMË TË KËRKOJMË TË DREJTAT TONA, NE DO VAZHDOJMË TA NGREM ZËRIN AKOMA MË SHUMË, DERI SA TË DËGJOHEMI DHE TË FITOJMË TË DREJTAT TONA PËR T’U KURUAR SI ÇDO FËMIJË APO I RI NË EUROPË!

Më vjen shumë keq t’ju informoj që për ditë po shtohet numri i personave me diabet, që përditë shtohen barrierat dhe shpenzimet e kostove të pasojave të fatit tonë të lidhura me diabetin.

POR KJO ÇËSHTJE DO TË MARI ZGJIDHJE SHUMË SHPEJT DUKE KËRKUAR NDIHMËN E ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETSISË DHE FEDERATËS INTERNACIONALE TË DIABETIT!

E nisa fjalën time me pak realitet të hidhur por këto janë fakte dhe të shpresojmë në ndryshime sa më të shpejta pas kësaj Dite Botërore të Diabetit 2016!

Tani dua të bëj disa falenderime, të cilat nuk janë thjesht falenderime që duhet të bëhen në të tilla raste, janë falenderime të sinqerta të cilat na burojnë nga zemra!

Falenderoj mikun tonë që në hapat e para të lidhjes kaq të ngushtë që ne kemi patur me diabetin na ka edukuar dhe mësuar se si ta përballojmë këtë sëmundje, që na ka përkrahur i pari në nismën e krijimit te shoqatën tonë, ky është Dokt Prof Petrit Hoxhaj, një duartrokitje! Falenderojmë përfaqësuesin e Shoqatës Shqiptare të Endokrinologjisë, këshilluesin dhe mikun tonë Dok Prof Agron Yllin i cili ka kërkuar dhe përpiqet gjithëmone që të na lehtësoj këtë rrugëtim që kemi ndërrmarë.

Dua të falenderoj gjithë prindrit që përballen çdo ditë me sëmundjen tonë, që e përjetojnë çdo ditë me shumë se sa në këtë sëmundje, ju duam shumë heronjt tanë!

Kërkoj të falenderoj në veçanti Nën Kryetarin e Bashkisë Tiranë Andi Seferin, përfaqësuesin e Avokatit të Popullit Ermir Kapedanin

Kërkoj të falenderoj mbështetësit tanë kompanit farmaceutike Novo Nordisk, Accu Chek, NET electronics, Berlin Shemin, dhe kompaninë Agna Grup të cilat po i japin jetë aktivitetit tonë sensibilizues dhe ndërgjegjësues Ditës Botërore të Diabetit 2016, duke iu perçuar atyre mesazhin se kanë të drejta të barabarta me çdo fëmijë anembanë botës. Kushton shumë pak t’ju dhurosh një buzëqeshje këtyre fëmijëve dhe t’ju tregosh se me ndihmën modeste të secilit prej nesh, mundet që një rreze drite të çajë errësirën e frikshme të sëmundjes dhe të kthehet në një diell, i cili ndriçon plot jetë nga e ardhmja!

Sëbashku mund të parandalojmë diabetin

 

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Asim TORO

Print Friendly, PDF & Email