Fjalimi i Ditës Botërore 2015

Përshëndetje të gjithëve…

 

Po e nis fjalimin tim duke gjetur rastin të falenderoj familjen time për mbështetjen e tyre dhe të gjitha familjet e fëmijëve dhe të rinjve me diabet! Falenderoj stafin e Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet. Të cilët po realizojnë pa u lodhur ndërgjegjësimin e të gjithë popullsisë.

 

Dhe në emër të tyre kërkoj t’Ju përcjell falenderimet për bluzat e bardha për mbështetjen e nismës tonë në vençanti Dr Prof Petriti Hoxhaj.

 

Kërkojmë të përshëndesim Z. Ilir DIZDARI Fondacionit Ballkanik Perendimor per Zhvillimin Strategjik i cili është treguar i gatshëm për të përkrahur këtë shoqatë pacientësh.

 

Falenderojmë përfaqesuesin e Agjensis për Koordinimi Bashkëpunimi Turk  Prof. Dr. Birol ÇETIN dhe përfaqësuesin e Shoqatës Arsimore Kulturore Humanitare Z. Mehdi GURA të cilët mundësuan një pako për 150 fëmijë dhe të rinj me diabet.

 

Si dhe bashkëpunimin e kompanive farmaceutike Novonordisk, Sanofi aventos dhe Koslabor, Spitalin Hygea dhe kompanit ushqimore, Kompanin Agna, Ekovolis dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

 

Të gjithë sëbashku dhe me dëshirë është ndërmarë lehtësim i jetesës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet.

 

Por problem i pa ndalshëm si përfaqësus i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet është ritja e numrit të fëmijve dhe të rinjve me diabet në Shqipëri.

 

Kjo epidemi Botërore që pjesa më e madhe ka dëgjuar dhe e përjeton duke patur një person me diabet në familje ose në shoqëri, në Shqipëri është shumë fat keq! Por ne nuk do ndalemi duke luftuar për të drejtat tona…

 

Kjo fatkeqësi nis nga mungesa e informimit për këtë epidemi që janë:

  • mungesat e edukimi shëndetsor të lidhur me diabetin nga bluzat e bardha në spitalet tona,
  • mungesa e medikamenteve,
  • mos arritja e sigurimit të ageve, fishave të glicemive të gjakut dhe lancetave për arsyet e pamundësit ekonomike, mos përdorimin e pompave të insulinës për fëmijët e vacant.

Mungesa e këtyre medikamenteve dhe materialet mjekësore sjellë mungesë të kontrollit të glicemisë duke dëmtuar të ardhmen e këtyre fëmijëve dhe të rinjve me diabet dhe shtim të invaliditetit në Shqipëri.

Për të aritur këto objektiva ne kërkojmë:

  • Përmirësim të edukimit shëndetsor për diabetin nga të gjitha strukturat shëndetsore në vendin tonë.
  • Rimbursimit të hormonit glukagon, të ageve, fishave të glicemisë së gjakut dhe lancetave për fëmijët dhe të rinjtë me diabet
  • Sigurim dhe rimbursim të pompave diabetike për fëmijët që kanë probleme

 

Në pritje të mbështetjes dhe bashkëpunimeve Ju Falenderojmë!!!

Print Friendly, PDF & Email