Fjalimi i Ditës Botërore 2013

Gjejmë  rastin t’ju  falenderojmë  të  gjithëve  sot ,  për  përkrahjen  tuaj  në aktivitetin tonë të parë si  Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me  Diabet.

Pas  shumë  përpjektjeve  arritëm  që  sot,  të  kemi  mes  nesh  përfaqësues  të  Komunitetit  tonë  diabetikë  të  cilët  i  falenderojmë!

Shoqata  që  ne  sapo  kemi  krijuar,  ka  qëllim  kryesor  mbrojtjen e interesave  të  çdo  pjesetari  të  këtij  komuniteti  kudo  që  ata ndodhen.

Prandaj  mendojmë  se  është  momenti,  që  ne  si  përfaqësues  i Fëmijëve  dhe të Rinjve me Diabet në  mbështetjen  tuaj të vazhdueshme,  të ngremë zërin më me forcë dhe  të  gjej  përkrahje për një numër të madh vështirësie dhe shqetësime të vazhdueshme.

Do  të  kishim  dëshirën  që  sot si staf dhe si  Ditë  Botërore e  Diabetit në Botë,  të  kishim  protesta  për  vet faktin e  problemeve  të  ndryshme  që  ne  përjetojmë,  me shqetesimet  dhe vështirësitë e përditshme që janë nga më të ndryshmet.

Gjithësesi  me  veprimtarinë e  kësaj  shoqate  dhe  mbeshtetjen e   qeverisë,  shpresojmë   që  vitin  që  vjen  dhe në  vazhdim, të  kemi  lehtësime  në  problemet  e ndryshme.

Detyra  kryesore  e  jona  ngelet  ndërgjegjësimi i  sa  më  shumë  personave  me  diabet,  mjekëve,  shokëve  dhe  shoqeve,  kolegëve  dhe  autoriteteve  vendim-marëse, për të krijuar mundësi dhe lehtësira  për  komunitetin  me  diabet.

Shpresojmë  në  bashkëpunim  të  Ministris  së  Shëndetsisë, Ministrisë  së  Mirëqënjes  Sociale,  Instituti  i  Sigurimeve  Shoqërore  dhe  Shëndetsore,  Mediave, Gazetave,  Organizatave,  Shoqatave  dhe  firmave  të  ndryshme  farmaceutike!

Urojmë  që  zëri  ynë  të  jehojë  kundra  kësaj  sëmundje  që  nuk  “fle”,  kësaj sëmundje  me  vuajtjeve të përditshme , kësaj sëmundje  që  fshe  shpenzime  maramendse  të  gjithësecilit.

Shpresojmë  që  nga  sot  dhe  në  vazhdimësi  të  bashkohemi  kundra  sëmundjes  së  “ëmbël”.

Motoja jonë është të mbrojmë shëndetin tonë të mbrojmë jetën tonë

Faleminderit…!

Print Friendly, PDF & Email