Fjalimi i aktivitetit tonë të rradhës “Diabeti kërkon informim”

Përshëndetje të gjithëve!

Ju falenderojmë për pjesmarjen tuaj sot në këtë sallë të ofruar nga Universiteti Europian i Tiranën si dhe në bashkëpunim të firmës farmaceotike Accu Çhek për zhvillimin e aktivitetit tonë të rradhës “Diabeti kërkon informim” si dhe mbështetjen e firmace farmaceotike Sanofi Aventis dhe Novo Nordisk pa harruar kompanin Agna Group që ofron produkte të cilat janë të mira për personat që kanë diabet.
Kërkoj të tregoj se Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet është themeluar më 05/Shkurt/2013, me qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave të pacientëve me diabet dhe anëtarëve të shoqatës.
Në kaq kohë janë realizuar disa projekte si:
– Shpërndarja e fletëpalosjeve dhe të posterave, realizuar më 22-25 Gusht 2013
– Projekti “Dita Botërore e Diabetit” realizuar më 14 Nëntor 2013
– Konferenca “Diabeti nuk fle” më 22 Mars 2014 të mundësuar nga dashamirësia e Studentit të Dhjetorit Ilir Dizdari të cilin gjejmë rastë ta falenderojmë për bërjen publike të kostos që ka një person me diabet.
– Aktivitet edukativ për fëmijët me diabet në natyrë më 4 Maj 2014
Ne jemi të përfshirë në një përpjekje të vazhdueshme për lobim dhe avokim për avancimin e njerëzve me diabet në shoqëri dhe të drejtat e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë situatën e tyre të përqëndruar kryesisht në çështjet e shëndetit, arsimit dhe punësimit. Ne jemi në dialog të vazhdueshëm me Fondin e Sigurimit të Detyrushëm të Kujdesit Shëndetsor, Ministrin e Çështjeve Sociale, Shërbimin Kombëtar të Punësimit etj
Ne jemi të përfshirë në një fushatë avokimi nëpërmjet median e shkruar dhe asaj të folur në lidhje me diabetin dhe problemet që kanë fëmijët dhe të rinjtë me diabet. Ne kemi publikuar disa artikuj si dhe intervista në mediat kryesore dhe mediat sociale.
– Duke theksuar se kemi bashkëpunim mes 31 Organizatave për Bashkimin e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës me 7 Maj 2014 që gjej raste ti falenderoj pjesmarësit në bështetje të këtij aktiviteti sensibilizus
– Programi i nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar”: më 06/Qershor/2014
– Mbi fuqizimin e Politikave per Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, me Standartet Europiane me 04 Korrik 2014
Qëllimi i këtij aktiviteti është vënia në dizpozicion e të gjitha informacioneve të mundshme për të çuar në përmirësimin e shëndetit të personave me diabet pa harruar edhe uljen e rrezikshmërisë për të pasur komplikacione të mëtejshme nga kjo sëmundje që të ha fshehurazi.
Ky aktivitet erdhi si pasojë e mesazheve të shumta të mbritura në faqen tonë facebook “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve Diabetikë”. Të cilën ja u rekomandojmë që ta klikoni dhe të merni informacionet të herë pas herëshëm mbi diabetin dhe aktivitetet që ne do te zhvillojmë në të ardhmen tonë.
Në faqen tonë vinë dhe shumë problem të ndryshme që ne i lehtësojmë duke i diskutuar të gjitha së bashku. Të qënurit të gjithë bashkë ato bëhen më të thjeshta. Dhe po nuk kërkuam ne për shëndetin tonë më të mirën, do të thotë që të pranojmë problemet financiare, komplikacionet, sëmundjet dhe dëmtimet që janë: Dëmtimi i: syve, zemrës, trurit, veshkës, nervave dhe ulçera diabetike që përfundon me prerja gjymtyrësh.
Sot do t’Ju kërkoja që veç vëmendjes që duhet të tregoni mos nguronit duke pyetur mbi shqetësimet që Ju mundojnë. Do të ishim të kënaqur që këtë aktivitet ta ndanim dhe eksperjencat tona me diabetin dhe në pranin e mjekëve që na kanë kushtuar jetën e tyre me vullnet që ne sot nuk kemi ndërlikime dhe kjo është falë punës që duhet të përshëndetet nga të gjithë pa përjashtim.
Pavarsisht pranimit në sallë të persona që nuk kanë diabet por që janë të ndërgjegjësuar për këtë epidemi që sjellë në rritje të numrit të personave në nevojë nga humbja e shikimit, prerja e gjymtyrëve e të tjera me rrallë, gjej rast të bëjmë thirrje për këdo që duhet ndërgjegjësim dhe punë për të lehtësuar problemet dhe pasojat e kësaj epidemie që sjell në rritje numrin e këtij komuniteti.

Ju uroj gjithë të mirat!
Dhe Faleminderit.

Print Friendly, PDF & Email