FJALIM PER MUAJIN E DIABETIT 2020

Përshëndetje të gjithëve.

Nuk është e lehtë të komunikosh fjalimin tënd në një situatë të tillë që ndodhet bota sot. Na vjen keq, por aktivitet me grumbullim duke u informuar që dhe shtetet më të fuqishme i kanë ndaluar aktivitetet me shumë njerëz. Këtë vit nuk do të ofrojmë ndërgjegjësim në terren për faktin e Covid – 19 në Ditën Botërore të Diabetit.

Se na intereson të mbrojmë shëndetin tonë!

Nuk kemi se kë të ndërgjegjësojmë në emrin e kauzës tonë diabet në këtë situatë, kur ne kemi qenë të hapur dhe gati për të bashkëpunuar me këdo.

Po po ne jemi shoqata e pacientëve me diabet që nuk duam anëtarësime, sepse shifrat dihen. Problematikat shtohen dhe korrupsioni kalon në krahët e familjeve tona.

Këto probleme çdo vend në botë i ka në renditjen e parë të planeve të tyre të punës, …

1. Punëmarrësve duhet t’i fshehësh problemin jetik të quajtur diabet që të të sigurojë pagesën e punës që të ofron.

2. Edukatorëve të kopshteve duhet t’i gjesh një formë që të pranojnë fëmijën për t’u kujdesur që më pas të ketë të drejtën të vazhdojë shkollën.

3. Duhet të përgatitesh të marrësh lejen e drejtimit duke e paguar 5-fishin.

4. Duhet të thërriten mjekët për të përfaqësuar gamën e problemeve tona, ndoshta edhe duke i korruptuar këta të fundit.

5. Duhet të kujtoj që në emrin e komunitetit diabetik ka abuzime dhe korrupsion më të zhvilluar që askush nuk po i jep drejtim, sepse i shijon dhe nuk duan bashkëpunim si grup interesi që jemi. Ndaj dhe ju shtohen taksat qytetarëve të vendit tonë Shqipëri.

Diabeti në Shqipëri është një risk dhe mundim për atë që e përjeton gjatë gjithë jetës. Diabeti është i panjohur nga pjesa më e madhe e shoqërisë në Shqipëri, dhe disa nga arsyet janë mos interesimi për t’u marrë me sporte të ndryshme dhe konsumimi i ushqimeve të ndryshme të pazgjedhura.

Nuk dua të vazhdoj me problematikat aq sa dua të kujtoj dhe të përmend fjalimin e miqve të komunitetit tonë:

Dr. Prof Petrit Hoxhaj: Falenderoj “Shoqatën e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” për organizimin e këtij evenimenti me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. Si fillim dua të përgëzoj të gjithë anëtarët e kësaj Shoqate, si ata që janë prezent këtu dhe ata që në pamundësi nuk ndodhen këtu.

Të gjithë këta bëjne një luftë të përditshme, heroike për të çuar përpara kauzën për “Mbrojtjen e Fëmijve dhe të Rinjve me Diabet”. E filluan në menyrë hezituese, e filluan me vështirësi dhe më pas arritën deri në suksese të mëdha si Rimbursimi i Fishave për fëmijët deri në 25 vjeç e suksese të tjera në vazhdimësi.

Të përpiqesh të mbrosh shëndetin e Diabetikëve do të thotë të perpiqesh të mbrosh Jetën! Jeta jepet vetëm një herë, ajo duhet mbrojtur me cdo kusht! Në këtë rast dua të them që forca e gjithë pacientëve diabetike duhet të bashkohet për të mbrojtur jetët e tyre. Urimet më të përzemërta për të gjithë ju, për të ardhmen tuaj! Suksese në cdo drejtim të jetës tuaj.

Dr. Prof Agron Ylli: Dita e Diabetit është dita që na bashkon të gjithëve! Bashkon personat me diabet, bashkon familjarët që kanë persona me diabet, bashkon gjithë personelin mjekësor: infermierë e mjekë, në mënyrë që të gjithë së bashku do të bëjmë një forcë të madhe që kjo sëmundje që mund ta quajme epidemi e shekullit të lehtësohet sado pak.

10% është popullata diabetike në Shqiperi, pra 150 mijë diabetikë, në të cilët vetëm 100 mijë janë diagnostikuar. Prandaj duhet që të gjithë së bashku ti themi “Stop” kësaj sëmundje-je. Kjo sëmundje e cila kap çdo moshë që nga moshat e vogla, moshat mesatare dhe deri të moshat e tre-ta.

Duhet të bëjmë të pamundurën që popullata me Diabet të jetojë më gjatë dhe pa ndërlikime.

Nga koordinatorja e Zërit të Pacientit nga Znj, Olimbi Hoxhaj: Për profesionistët e kujdesit shëndetësor, është një thirrje për të përmirësuar njohuritë në mënyrë që rekomandimet e bazuara në dëshmi, të vihen në praktikë. Shoqata qe na mblodhi sot synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit dhe parandalimit në diabet dhe në përpjekjet për të vonuar komplikimet në njerëzit që jetojnë me diabet. Anëtarët e Shoqatës besojnë se të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me diabet kanë të drejtën e trajtimit, kujdesit, mbështetjes, arsimimit, të krijojnë familje  në të ardhmen dhe të kenë femijë të shëndetshëm, të drejtën për informim adekuat mbi diabetin etj.

Autoritetet shtetërore dhe institucionet kombëtare, Organizatat pacientët dhe kompanitë farmaceutike duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer barrierat në rritje dhe pabarazitë në informimin dhe edukimin e pacientëve, mbështetje, monitorim, mbrojtje ligjore, dialog, buxhetim dhe legjislacion i ri apo përmirësim i atij ekzistues.

Sot ne kërkojmë: Qasje të barabartë në trajtim me ilaçe dhe ato klinike; jo më ilaçe të falsifikuara; ngritjen e strukturave për Vlerësim të  Teknologjisë Shëndetësore (HTA); qasja e bazuar në të drejtat e njeriut; inovacion; përfshirjen e pacientëve në politikë-bërje; kujdes shëndetësor me qendër pacientët; informim të pacientit me literaturë shëndetësore; rriten e sigurisë; trajtim me medikamente prioritare; angazhim maksimal për  Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm; mbulim universal për shëndet.

Kjo ditë le të jetë një rast për të diskutuar dhe marrë angazhime nga ana e Institucioneve Shtetërore për të përmirësuar respektimin e të drejtave të rinjve dhe femijeve me Diabet dhe përfshirjen e tyre në proçeset e hartimit të politikave, rregulloreve dhe protokolleve në nivel kombëtar.

Të rrish pa bërë asgjë nuk është një opsion.

Ne do të vazhdojme punën tonë për realizimin e qëllimit për të drejta njerëzore, përfshirje dhe integrim të personave me diabet, përmirësim të kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes bazuar në respektimin dhe garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, përmes advokimit, informimit e ndërgjegjësimit institucional, si dhe fuqizimit të personave që jetojnë me diabet për rritjen e vetëvlerësimit, edukimit me metodat e terapitë bashkëkohore në trajtimin e diabetit.

Përpjekjet tona do të vazhdojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale për të rritur numrin e përfituesve tw personave me diabet mellitus tip 1 dhe hartimin e programeve të ndërhyrjeve në parandalim të dëmtimeve nga diabeti kryesisht femrat në moshë riprodhuese në lehtësimin e krijimit të familjeve të reja dhe të pasurit pasardhës të shëndetshëm.

Asnjë kërkesë e jona nuk prek interesa të askujt veçse rëndojnë shëndetin tonë si ekonomikisht dhe psigjikologjikisht, pa harruar dhe familjarët tanë që jetojnë me diabetin tonë njësoj si ne por në heshtje.

Nuk jemi ne që po përsërisim vazhdimësisht të njëjtat gjëra, jemi ju ata që nuk pranoni të bashkëpunoni dhe të na dëgjoni …

Nuk dua të harroj dhe të neglizhoj mbështetësit e kauzës tonë që është Bordi i Çështjeve të Mira, dhe unë kam nderin ti falenderoj në emër të të gjithë komunitetit me diabet.

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Çështeve të Mira
Print Friendly, PDF & Email