Fjalim për DBD 2018 nga Dr Prof Petrit Hoxhaj

Dr Prof Petriti Hoxhaj

Mirëdita të gjithëve!

Falenderoj “Shoqatën e Femijëve dhe të Rinjve me Diabet” për organizimin e këtij evenimenti me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. Si fillim dua të përgëzoj të gjithë anëtarët e kësaj Shoqate ,si ata që janë prezent këtu dhe ata që në pamundësi nuk ndodhen këtu. Të gjithë këta bëjne një luftë të përditshme, heroike për të çuar përpara kauzën për “Mbrojtjen e Fëmijve dhe të Rinjve me Diabet”. E filluan në menyrë hezituese, e filluan me vështirësi dhe më pas arritën deri në suksese të mëdha si Rimbursimi i Fishave për femijët deri në 18 vjec e suksese të tjera në vazhdimësi. Të përpiqesh të mbrosh shëndetin e Diabetikëve do të thotë të perpiqesh të mbrosh Jetën! Jeta jepet vetëm një herë, ajo duhet mbrojtur me cdo kusht! Në këtë rast dua të them që forca e gjithë pacientëve diabetike duhet të bashkohet për të mbrojtur jetët e tyre . Urimet më të përzemërta për të gjithë ju , për të ardhmen tuaj ! Suksese në cdo drejtim të jetës tuaj.

Print Friendly, PDF & Email