Nisi sot rimbursimi i peshave të diabetit per femijet diabetike, pas vendimit te Qeverise per ofrimin e pagesave falas per femijet 0-18 vjeç qe vuajně nga kjo semundje.

Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu pa nga procedurat e pranimit të pagesave në farmacinë e rimbursimit të QSUT-se, ku deklaroi se rimbursimi i fishave pa pagesë për fëmijët diabetik jo vetëm që mundëson mbajtjen nën kontroll të sëmundjes, por lehtëson familjet nga një pagesë e konsiderueshme mujore.

Si Damiana, të gjithë fëmijët diabetik përfitojnë tashmë falas peshqit e diabetit, duke kursyer buxhetet familjare 1.2 milion leke te vjetra ne vit. A do të rimbursohen falas 4 ditë në ditë, por kemi menduar për procedurë sa më të lehtë për marrjen e fishave, në mënyrë që pacientět mos të vijne të gjithëve në Tiranë, por të keni mundësi ti marrin pranë banesave të tyre “, tha Ministrja Manastirliu.

Pacientet nuk do të kenë nevojë për marrjen e fishave çdo muaj, sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do të mbeten deri në 6 muaj sasine e plote, pas rekomandim nga mjeku i familjes, prane farmacive te spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake, prane vendbanimet e tyre.

E kemi shpallur, ky do te jete viti i femijeve, dhe ju keni nisur vitin me nje premtim te mbajtur qe lehteson femijet diabetike dhe familjet e tyre”, tha Ministrja Manastirliu

“Ne emer te te gjithe prinderve te femijve me diabet , falenderoj Qeverinė dhe Ministrine e Shendetesisė, duke bėrė mundėsinė qė nė fund tė kėtė kerkese tonė sepse ishte nje pagese e larte, e paperballueshme pėr ne “, u shpreh Bashkim Bakiu, i ati i Damianes, 12 vjeçares qe vuan nga diabeti.

“Pa fisha eshtë njësoj si të ecësh në një pyll pa busull, me fisha është si ta kesh rrugen në pëllëmb të dores, ndaj ky është një vendim shumë I rëndeshem qe na ndihmon ne si mjeke ne monitorimin me te mire te semundjes dhe pas pas trajtimit me te mire te femijeve diabetike “, tha dr. Agim Gjikopulli, endokrinologjisë pediatër,

“Kjo është një enderr për të cilin kemi luftuar shumë dhe më në fund e shohim se realizohet”, shprehet Asim Toro, kryetar i shoqates se femijeve dhe te rinjve me diabet.

 

http://www.panorama.com.al/fishat-e-diabetit-falas-manastirliu-perfitojne-1500-femije/

 

Print Friendly, PDF & Email