Fenomeni i “Rritjes së nivelit të sheqerit në mëngjes”

Ky fenomen është termi që përdoret për të përshkruar një rritje jonormale herët në mëngjes të sheqerit në gjak, zakonisht në mes të orës 2 dhe 8, në njerëzit me diabet.

Disa studiues besojnë se çlirimi natyral brenda natës i hormoneve të ashtuquajtura kundër-rregulluese – duke përfshirë hormonin e rritjes, kortizol, glukagon dhe epinefrin – rrit rezistencën e insulinës, duke shkaktuar rritjen e sheqerit në gjak. Rritja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktohet edhe nga insulina e pamjaftueshme një natë më parë, dozat e pamjaftueshme anti-diabetike ose konsumimi i karbohidrateve në kohën e gjumit.

Nëse ju keni vazhdimisht nivel të lartë të sheqerit në gjak në mëngjes, kontrolloni sheqerin tuaj të gjakut një herë gjatë natës – rreth orës 2 ose 3 – për disa net me radhë do t’ju ndihmojë që ju dhe mjeku juaj të përcaktojë nëse keni këtë fenomen ose nëse ka një tjetër arsye.

Çfarë mund të bëni

Mjeku juaj mund të rekomandojë një numër opsionesh për t’ju ndihmuar në parandalimin ose korrigjimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak në mëngjes:

-Shmangni karbohidratet në kohën e gjumit.

-Rregulloni dozën tuaj të medikamenteve ose insulinës.

-Kalo në një ilaç tjetër.

-Ndryshoni kohën kur merrni medikamentet tuaja ose insulinën nga dreka në kohën e gjumit.

-Përdorni një pompë të insulinës për të administruar insulinë shtesë gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Print Friendly, PDF & Email