Faktorët e rrezikut për zhvillimin e diabetit

Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen (zhvillimin) e diabetit i ndajmë në faktorë të cilët mund të kontrollohen nga individi ose të modifikueshëm, dhe në faktorë të cilët nuk mund ti kontrollojmë dot ose të pamodifikueshëm.

 

Faktorët të cilët individi mund t’i kontrollojë janë:                                                                       
— Mbipesha
— Jeta sedentare
— Kequshqyerja
— Duhanpirja
— Përdorimi i alkoolit
— Stresi
— Hipertensioni
— Dislipidemia

 

Faktorët të cilët individi nuk mund t’i kontrollojë janë mosha dhe historia familjare.

 

Si mund të dimë nëse dikush është mbipeshë ?
Për të vlerësuar nëse dikush është mbipeshë duhet të konsiderohet jo vetëm pesha por edhe gjatësia. Për këtë përdoret indeksi i masës trupore BMI (Body Mass
Index). Ky tregues vë në raport peshën me gjatësinë.
Për ta llogaritur duhet të veproni si më poshtë.

Matet gjatësia e personit në metra dhe pesha ne kg
Aplikohet formula e mëposhtme
— Parametrat e BMI-së
— Normale është nga 18.5 kg/m2 deri ne 25 kg/m2
— Mbipeshë nëse BMI është më e lartë se 25 kg/m2
— Personi është obez nëse BMI është më e lartë se 30 kg/m2

Print Friendly, PDF & Email