Fakte nga vendi ynë…

10600425_626810440766174_5533150899325572138_nPrevalenca e Diabetit në Shqipëri në popullatën adulte është 1.9%, që do të thote se kemi afërsisht 60 mijë diabetike të njohur. Në fakt numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë, pasi në disa depistime të kryera në Tiranë (2004, 2006, 2008, 2009, 2010) prevalenca e Diabetit të padiagnostikuar ka qënë 3-4%, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë. Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Pikërisht këtunqëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por këmbanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët. Diabeti që takohet më shumë është diabet tip 2 me 90% dhe 10% diabet tip 1. Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë, dhe shpesh të” heshtur” ndaj thelbësore është sensibilizimi, informimi i komunitet për njohjen e diabetit.

 

            Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja enivelit të glukozës apo sheqerit nëgjak, për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë ose prodhimi është i pamjaftueshëm apo ka pamundësia të veprimit të insulinës në qelizat eorganizmit. Sheqeri, që është burim energjie, për t’u përdorur ka nevojë për insulinë. Nëse insulina nuk prodhohet ose nuk funksionon mirë, sheqeri nuk thithet dhe rritet niveli i tij në gjak. Diabeti i sheqerit është në fakt një sëmundje e vetme, dhe karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës.

Forma te diabetit janë.

 

            Diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 përqind të të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimittë insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë, ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës. Diabeti tip 1 takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja. Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi papritur, shpejt, zakonisht mbas ndonjë gjëndje virale, zbulohet me lehtësi, sepse shoqërohet me shenjat klinike karakteristike, që e shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat.

 

            Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 përqind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pasmoshës 40 vjeç, por ai po haset gjithnje dhe me shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë dhe obeze. Ai përparon shumë ngadalë, shpesh herë i heshtur, pa treguar shenja për shumë vjet me radhëdhe zbulohet më me vështirësi. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “çbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë, si mbi pesha, obeziteti.

 

            Diabeti i shtatzanisë, tip diabeti që shfaqet gjatë shtatzanisë. Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzane dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzanisë është plotësisht i kurueshëm por kërkon një mbikqyrje mjekësore gjatë shtatzanisë. Rreth 20%-50% e grave të prekura zhvillojnë diabet të tipit të dytë apo kanë rrezik të lartë për të bërë diabet tip 2 më vonë në jetë. Gratë shtatzëna duhet të kontrollojë gjithmonë gliceminë, sidomos nëse në familje ka një diabetik.

 

            Diabeti mund të prekë çdo njeri.  Në diabetin tip 2, shenjat e tij mund të jenë më të zbehta apo edhe mund të mungojnë për shumë vjet. Por faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit janë: Trashëgimia, apo personat me familjarë me diabet janë më të predispozuar apo kanë mundësi për të bërë diabet më shumë se te tjerët dhe kjo varet nga mënyra e tyre e jetesës; moshat mbi 45 vjeç, obeziteti dhe mbipesha,sasia e lartë e kolesterolit në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetëshme, tensioni i lartë i gjakut, konsumimi i shtuar i lëndëve me përmbajtje të lartë sheqeri, gratë me diabet gjatë barrës apo që kanë lindur fëmijë me peshë të madhe, të sëmurë që mjekohen me kortizonikë për sëmundje të ndryshme, personat që bëjnë infeksione të shpeshta, gratë me mykoza të vazhdueshme gjenitale, etj.

 

            Shënjat e diabetit janë:  Etje e shtuar, pra pirje uji në sasi të madhe, urinim i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku, shikim i mjegullt, mungese e theksuar për qëndrimi, mpirje e duarve ose e këmbëve, plagë të ndryshme që mezi mbyllen, infeksione të ndryshme. Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve, diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për viteme radhë, dhe vetëm kur sëmundja e diabetit ka përparuar, shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.

                

            Normalisht,  pas ngrënies, pjesamë e madhe e ushqimit shndërrohet në glukozë (sheqer) i cili është burimi kryesor i energjisë për organizmin. Tek personat normalë apo pa diabet niveli i sheqerit në gjak qëndron brenda shifrave normale 70-120 mg/dl sepse pas ngrënies, Insulina çlirohet në sasinë dhe kohën e duhur duke mbajtur kështusheqerin në shifrat normale.

            Diagnoza e diabetit kërkon kryerjen e dy analizave laboratorike: Matja e glukozës, sheqerit në gjak para ngrënies (esëll) në mëngjes dhe Testi i tolerancës së glukozës, ku mbasi merret nga goja të 75 gr sheqer, matet niveli i sheqerit në gjak çdo 2 orë, ose një ripërsëritje mbas një dite e matjes së glukozës në gjak esëll. Ndërsa matja e hemoglobinës së glukozuar, Hba1c, përdoret kur është diagnostikuar diabeti dhe përdoret për të kontrolluaratë në 2-3 muajt e fundit.

 

            Rezultati mund të quhetpozitiv  nëse glicemia në gjak para ngrënies është e barabartë ose më shumë se 126mg/dl; ose testi i tolerancës së glukozës është i barabartë ose më shumë se 200mg/dl dhe nëse glicemia para ngrënies është midis 110-125 mg/dl bëhet fjalë për Pre-diabet apo Tolerancë e dëmtuar eglukozës.

            Diabeti parandalohet: Që të shfaqet diabeti duhen të kombinohen dy faktorë, si trashëgimia dhe faktorët që rrisin rrezikun për tu bërë diabetikë. Moshën apo trashëgiminë ne nuk mund tindryshojmë por faktorët që rrisin rrezikun për tu bërë diabetikë, si mbi pesha, obeziteti, duhan pirja, jeta sedentare, ushqyerja me shumë kalori etj, mund tëbëhet shumë.

 

            Për parandalimin e tij duhet të kemi parasysh disa këshilla:

–        Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet.

–        Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut.

–        Mbajta e peshës nën kontroll.

–        Kryerja e aktivitet fizik, 30 min të paktën në 5 ditë të javës.

–        Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim, sidomos ato shtazore.

–        Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra, si fruta, zarzavate, etj.

–        Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.

 

            Diabeti duke qënë sëmundje kronike nuk shërohet, por kurohet.

Nëse kontrollohet mirë të lejon të bësh jetë normale. Tema e ditës botërore të diabetit, prej vitit 2009 është informimi dhe sensibilizimi, në mënyrë që njerzit të dinë sa më shumë se çfarë është diabeti, cilat janë shenjat e tij, si diagnostikohet, a mund të parandalohet, kush rrezikon, etj, në mënyrë që ta parandalojmë diabetin.

Print Friendly, PDF & Email