Është kaq e vështirë për të përshkruar këtë dhimbje që nuk mund të shihet.

Unë dukem mirë në pjesën e jashtme, por brenda trupit tim po luftoj dhe po vuaj nga efektet negative…. Sheqer i lartë në gjak është ai  që më sfidon më shumë. Sheqer i lartë i gjakut mund ta quaj kur shkon mbi 140 mg / dL. Për mua, simptomat që përjetoj në hiperglicemi janë më të rënda kur vlerat shkojnë në më shumë se 250-300 mg /dL. Uljet, ndërkohë që janë po ashtu urgjente dhe shumë serioze ndihen ndryshe. Nuk më pëlqen të krahasoj dy të këqijat, por hiperglicemitë janë të papërballueshme.  

Në këto momente ajo që dua të bëj është të qaj, por nuk kam lot. Unë nuk mund ta shuaj etjen time pa marrë parasysh sa uji  pi.

Kur sheqeri i gjakut është i lartë aty e urrej më shumë diabetin. Kur është i lartë, aty çdo  minutë dhe ndoshta orë duket si një ditë e tërë. E ulur në mënyrë të sikletshme, e shqetësuar. Edhe pse unë e di se me diabet çdo gjë është e mundur. Është absolutisht torturuese për këdo që duhet të kalojë nëpër rrugën e Diabetit.

Unë jam nervoze dhe e rraskapitur plotësisht. Nuk mund të lëviz. Nuk mund të mendoj. Unë nuk mund të funksionoj siç duhet. Ndihem e padobishme. Këto janë momentet që unë lutem dhe kërkoj të kthehem vetëm aty ku isha para sheqerit të lartë. U bëra mirënjohëse për ditët e këqija që nuk ishinaq të këqija si kjo.

Sheqeri i lartë i gjakut mund të jetë shkaktuar nga mos funksionimi i pompës, hormonet, stresi, sëmundja ose dozimi i gabuar. E gjitha që unë mund të bëj është të përpiqem  të kaloj këtë  vështirësi dhe të shpresoj për më të mirën.

Sapo sheqeri i gjakut të fillon të ulet ndihem sikur po marr frymë në ajër të pastër. Se këto simptoma do të zvogëlohen dhe do të filloj ta ndiej veten përsëri. Shterimi vazhdon për pjesën tjetër të ditës, por fatmirësisht unë jam shumë më mirë.

Këto beteja nuk shihen as ndjehen nga askush përveç atyre që luftojnë me diabetin.

Print Friendly, PDF & Email