Glicemia cdo dite mbi 300mg/dl, s’kam para te blej fisha

10730883_681643871949497_3593854242955541980_nNje tjeter mengjes qe zgjohem me gojen te thate, me etje te tepruar dhe me lodhje te madhe trupi. Nje tjeter mengjes ku glicemia me siguri eshte mbi 300 mg/dl. Por vleren e sakte nuk mund ta di. Situata vazhdon te perkeqesohet çdo dite dhe me teper. Une perseri gjendjen e sakte nuk e di. U be kohe e gjate qe vazhdoj me  “nuk e di”.

Per ta ditur duhen bere matjet, per te bere matjet duhen pasur fishat dhe per te pasur fishat duhen leket! Ketu ndalojme, Stop! Nese do behej fjale per te bere matje per nje periudhe te shkurter kohe do arrija ti siguroja leket e mjaftueshme. Por keto matje jane diçka konstante, e vazhdueshme. Duhen perdite, disa here brenda dites dhe gjate gjithe kohes, pa nderprerje. Dihet qe diabeti eshte nje semundje kronike qe karakterizohet nga nivele te larta dhe te ulta te sheqerit ne gjak. Per te mbajtur situaten nen kontroll dhe per te pasur glicemi sa me normale eshte e nevojshme qe ne si persona me diabet te bejme disa kontrolle gjate harkut kohor te 24 oreve. Nje mesatare do ishte 4 kontrolle ne dite. Kur gjendja shkon mire edhe 3 kontrolle mund te mjaftojne, por ne rastet kur situata del jashte kontrollit edhe 6 matje jane pak. Duke i hyre pak matematikes dhe ekonomise, nje mesatare prej 4 kontrollesh ne dite do te thote 120 kontrolle ne muaj. I shumezojme 120 fishat me 50 leke te vjetra qe kushton 1 fishe (marrim çmimin me te ulet) del qe na duhen 6.000 leke/muaj vetem per fishat. Po flas me leke te vjetra sepse duket sikur duke folur me leke te reja minimizohet situata, kur realisht gjendja eshte per te vendosur duart ne koke. Jo dramatike, por do guxoja te thoja tragjike. Kur realisht ka persona qe as asistencen minimale qe u takon me te drejte nuk e marrin, kur ka persona, femije me diabet qe nuk kane asnje prej prinderve ne pune dhe mundesine ekonomike per te bere 1 matje te vetme ne dite, kur ka familje me dy persona  diabet, njera prej te cilave eshte edhe e imja.

Duke marr vetem vitin e fundit si periudhe referimi dhe ne baze te situates time ekonomike dhe familjare ne janar dhe shkurt kam arritur te bej nga 2 matje ne dite. Nga marsi deri ne maj, pra per tre muaj rrjesht, nuk kam arritur te beja as edhe nje matje te vetme. As edhe nje matje per plot 90 dite. Nuk e keni idene se çdo te thote kjo! Si pasoje mund ta imagjinoni qe ne qershor kam arritur te kem nje hemoglobine te glukozuar (mesatarja e glicemive te tre muajve se bashku) te barabarte me 9.4% kur vlerat normale jane 4.5% – 6.5%. Situata vazhdoi te perkeqesohej. Prej dy muajesh kam te pakten nje glicemi mbi 300 mg/dl ne dite kur vlerat normale jane 70-110 mg/dl. Per shkak te shume faktorve, ushqimit, aktivitetit fizik, orareve te punes, stresit, problemeve nga me te ndryshme, kjo eshte gjendja. Dhe gjeja me e keqe eshte se duke mos pasur mundesine per ta matur nuk di nese tentativat qe bej per te normalizuar situaten jane te frytshme apo nese po e demtoj veten me teper.

Lind natyrshem pyetja: Kujt duhet ti kerkoj ndihme? Ose me sakte, kujt duhet ti kerkojme ndihme? Sepse ne te njejten situate si une jane te pakten 60.000-70.000 mije persona me diabet te tjere ne gjithe Shqiperine. Si duhet vepruar ne kete rast? Cila eshte zgjidhja e ketij problemi? Dikush, me siguri, do te thote shteti. Dhe me shume te drejte duhet thene. Por realiteti eshte ndryshe nga ajo qe duhet, nga ajo qe eshte e drejte. Keshtu qe as mos e merrni fare mundimin ta permendni shtetin, per nje arsye shume te thjeshte. Shteti, si organizate politike, e cila duhet te jete ne ndihme te qytetareve te saj, duket sikur e ka harruar kete pjese te shoqerise e cila eshte jo e pakte ne numer, dhe qe per fat te keq sa vjen dhe shtohet. Jo vetem kaq, por nese ecet me kete ritem, shoqeria shqiptare dhe shteti shqiptar kane per te pare pasojat e mungeses se ketyre fishave, pasojat e mos kontrollit te semundjes dhe do detyrohet ti paguaj 10 fish keto shpenzime!

Ne kemi nevoje per shtetin, ashtu siç shteti ka nevoje per ne. Dhe dukej sikur kete pjesen e fundit e kishte kuptuar vitin e kaluar. Na ishte premtuar ne 14 nentor 2014 pikerisht nga organet kompetente qe do te behej te pakten rimbursimi i fishave.

Po afron marsi i 2015 i cili shenon ndarjen e buxheteve dhe une si antare e  Shoqaten se Femijeve dhe te Rinjve me Diabet mendoj qe te terheq vemendjen dhe te ndryshojne situaten e lene shume pas dore dhe te mos vazhdojme me harresen e komunitetit tone me diabet.

Premtimet ishin thjesht fjale te bukura te mbetura ndoshta diku ne nje cope leter apo ne nje syrtar te do nje depoje, nderkohe qe ne vazhdojme kete luften tone per mbijetese me shpresen se do gjejme nje cmim pak me te ulet nga ai qe po paguajme deri tani.

E s’na mbetet gje tjeter veçse te themi: Na ishte njehere dhe vazhdon te jete nje shtet i cili di ti tregoj shume bukur perrallat ne lidhje me jeten e foshnjeve femijeve dhe te rinjve me diabet!

 

  1. K. antare e Shoqata e femijeve dhe te rinjve me diabet.
Print Friendly, PDF & Email