Dy tipet më të shpeshta të Diabetit dhe karakteristikat.

Ekzistojnë disa tipe të diabetit, ku ndër më kryesorët janë Diabeti tipi 1 (i cili prek moshat e reja dhe është insulinovartës) dhe diabeti tipi 2 (i cili prek moshën e rritur dhe mjekimi mund të jëtë me medikamente orale ose insulinë).

1-Diabeti Mellitus tip 1 (DM tip 1) (më parë i njohur si diabeti i të rinjve ose i varur nga insulina):

  • Rezulton nga shkatërrimi qelizave β të pankreasit kryesisht nga proceset autoimune.
  • Këto pacientë kanë më shumë mundësi të bëjnë ketoacidoze dhe kërkojnë mjekim të menjëhershëm me insulinë.
  • Familjarët e personave me DM tip 1 kanë një rrezik më të madh që gjatë jetës të bëjnë diabet.
  • Të lindurit nga një nënë diabetike tip 1 kanë 3% rrezik të jenë të sëmurë. Rreziku bëhet 6% nëse dhe babai është i sëmurë.
  • Edhe pse të dhënat tregojnë për një kontribut të rëndësishëm gjenetik, trashëgimia luan rol më të madh në DM tip 2.

 

2-Diabeti Mellitus tip 2 (DM tip 2) (më parë i njohur si diabet i të rriturve ose i pavarur nga insulina), numërohen 80 – 90 % të rasteve me këtë tip diabeti:

  • Është një çrregullim heterogjen dhe përfaqëson një numër të madh defektesh të ndryshme fillimisht gjenetike dhe mjedisore.
  • Rezulton nga mungesa e pjesshme e insulinës (një mospërputhje midis prodhimit të insulinës dhe kërkesave për insulinë), ndryshe nga mungesa absolute e insulinës tek pacientet me DM tip1.
  • Këta pacientë paraqiten kryesisht të rritur me shkallë të ndryshme të obezitetit, megjithëse rritja e nivelit të obezitetit po çon në shfaqjen më të hershme të sëmundjes tek adoleshentet dhe fëmijët.
  • Në fillim shumica e pacientëve nuk kërkojnë mjekim me insulinë (sheqeri në gjak normalizohet nga marrja e mjekimeve të ndryshme me kokrra), por me kalimin e kohës kapaciteti sekretues i pankreasit tenton të pakësohet, dhe atëherë është e nevojshme trajtimi me insulinë për të patur një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak
  • Ketoza rrallë ndodh, mund të instalohet si pasojë e një stresi të rëndësishëm si pasojë e traumës ose infeksionit.

Shumë nga pacientët diabetikë, pavarësisht nga pesha, kanë një ndjeshmëri të ulur të indeve ndaj insulinës që i atribuohet një sërë faktorëve gjenetike (shumica ende të panjohur) dhe që përkeqësohen nga jeta sedentare, plakja, obeziteti sidomos në zonën e barkut.

Print Friendly, PDF & Email