Divorci pas diagnozës me Diabet Tip 1

Kur diabeti i tipit 1 godet një fëmijë, prindërit nuk janë kurrë të përgatitur për ndryshimet e mëdha që sëmundja sjell në jetën e përditshme familjare. Duke parë çdo copëz ushqimi që kalon buzët e fëmijës suaj, duke llogaritur dozat e insulinës, duke u shqetësuar për sheqerin e ulët të gjakut duke pare shokët e tij që luajnë …është diçka që askush nuk mund të kuptojë plotësisht deri sa të diagnostikohet fëmija juaj. Është stresuese, është rraskapitëse dhe e bën gjithçka më të vështirë.

Pas diagnozës “Ju do të përshtateni, bëni ndryshime në rutinën tuaj”. Burri im dhe unë duhet ta pranonim këtë regjim të ri dhe ta inkorporonim atë në rutinën tonë familjare. Ne do të llogarisnim carbs, insulinën e duhur, shponim majat e gishtave të tij, duke vepruar sa më mire. Ne duhet të përshtateshim me normën tonë të re. Ishte gjëja më e frikshme që më kishte ndodhur deri tani. Por kjo erdhi me një pasojë të rëndë që është”Divorci”. Kur Miles,djali im u diagnostikua në fund të tetorit 2013, martesa ime ishte tashmë në momente të vështira. Ne ishim të largët me  njëri-tjetri, dhe unë mendova se kjo sfidë do na bashkonte. Për ne e të dy djali ishte gjithçka dhe duhej të mësonim gjithçka që mundeshim për këtë sëmundje.  Ne luftuam, dhe tre vjet më vonë ne po finalizonim divorcin tonë.

Pas divorcit, kisha ndjenja të përziera në lidhje me menaxhimin e diabetit të djalit tonë.

Pavarësisht të gjithave, ne mbanim njëri-tjetrin të informuar për hipo dhe hiperglicemitë.  Më e mira që mund të bëjmë është ta mbajmë njëri-tjetrin të informuar për atë që po ndodh, të sigurojmë njëri-tjetrin se jemi në krye të saj dhe të qëndrojmë të lidhur dhe përkrahës për njëri-tjetrin – përkundër faktit se ne nuk jemi më të martuar. Pas të gjitha, kjo është më e mira për Miles, dhe kjo është diçka që ne gjithmonë do të biem dakord.

Print Friendly, PDF & Email