Dita e diabetit, ja mesazhi yne per nje shendet me te mire

  1. Ndodhemi në prag të Ditës Botërore të Diabetit. A mund të na rrëfeni ndonjë detaj për aktivitetet e parashikuara për tu organizuar atë ditë?

    Aktiviteti i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, do të konsistojë në aktivitete sensibilizuese, informuese dhe edukuese për personat me diabet dhe popullaten ne pergjithsi dhe do te zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10-14 më datën 14-Nëntor. Kete vite kemi një pritshmëri të madhe të pjesmarjes së: personave me diabet, bluza të bardha, shoqërisë civile, përfaqësuesve të qeverisjes, trupa diplomatikë dhe mbështetje të medias. Kjo game mbështetje vjen si pasojë sepse kjo shoqatë pacientësh në një perjudhe kohe kaq të shkurtë ka zhvilluar disa aktivitetetë ndryshme, të cilat duhet gjithësecili të tregoj interesim dhe mbështetje të kësaj sëmundje të shoqëruar me kosto dhe pasoja të rënda. Si vjet po punohet për të arritur një prezantim të materialeve mjekësore, ushqimeve të dobishme dhe shërbimet që afrojnë spitalet dhe klinikat e ndryshme për këtë komunitet jo të vogël në numër. Do të ketë disa fjalime nga te ftuarit. Do të kryhet depistime të pjesmarësve në ngjarje Do të vendosen njoftime të ndryshme për këtë sëmundje dhe do të shpërndahet një nr I konsiderushëm fletë palosjesh Do të krijohet rrethi simboli i personave me diabet kudo në Botë si një indentitet i përbashkët: Të mbështesë të gjitha përpjekjet ekzistuese për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me diabetin; Të jetë shtys për veprimtari te reja, të bëj të mundur që diabeti të jetë në qendër të vëmendjes së publikut të madh; Të ofrojë një mjet për të treguar mbështetjen në luftën kundër diabetit Do të organizohet shëtitje me biçikletë në bashkëpunim me Ecovolis duke u nisur nga sheshi “Nënë Tereza’’ dhe duke marë drejtimin për tek sheshi Skënderbej. Gjatë aktivitetit do të shpërndahen fletë palosje të cilat flasin për uljen e rrezikshmërisë për t’u shfaqur diabeti, për ushqimin dhe për aktivitetin fizik

    Cili është mesazhi që përcillni për të gjithë personat me diabet? Po për qytetarët e zakonshëm?

    Bëni kujdes për shëndetin tuaj për faktin se neglizhenca ka pasoja të rënda shëndetsore dhe shpenzime të shumta ekonomike. Jepni rëndësi ushqimit tuaj të përditshëm me orare dhe me aktivitete fizik për të shmangur pasivitetin që shkakton obezitetin.

    A mendoni se po krijohet një traditë me organizimin e eventeve dhe përcjelljen e mesazheve në ditë të tilla për shëndetin? Si e vlerësoni reagimin e shoqërisë shqiptare? Çfarë duhet bërë më shumë?

    Sigurisht ky është një event i cili ndodh në pjesën më të madhe të Botës dhe ne do ta realizojmë çdo vit për faktin se gjithë pjesmarrësit do të kenë mundësine e debistimit për diabetin falas. Dhe ka ndodhur që në evente të tilla të zbulohen dhe rastet të reja me diabet. Do të informohen për aktivitetin fizik dhe ushqimin e shëndetshëm. Është herët për të folur për reagimin e shoqërisë kur përreth shikohen shumë fast food –ve qe numri i tyre rritet përditë në treg, shikojmë shumë njerëz obez, shikojmë një mos interesim të theksuar të shoqërisë për aktivitetin fizik dhe rritje të lartë të përdoruesve të alkoolit.

    Ndërsa pyetjes “ç’farë duhet bërë më shumë?” Të gjithë ne duhet ti japim një rëndësi të veçantë ushqimit të përditçëm, respektimit rigoroz të orareve në ushqim dhe të ushtrimit të aktivitetit fizik. Një ushqim i shëndetshëm dhe një aktivitet fizik ritual do të mbrojnë shëndetin tuaj.

    Cilat janë planet e shoqatës tuaj në të ardhmen? Dielli.al është pranë teje dhe jush në çdo moment. MOS E HARRO!

    Planet e shoqatës tonë do të jenë kërkimet e rimbursimit të medikamenteve dhe mjeteve të domosdoshme që janë: Lanceta, Fishat e matjes së sheqerit, Aget insulinike, Analiza e hemoglobinës së glukozuar (HbA1c), Hormoni glukagon, informim dhe mbi rrugn e tejzgjatur që duhet të ndjekë një person me diabet për dokumentat e shtimit ose ndryshimit të insulinave si dhe daljes së kempit të lartë përmendura, në mënyrë që edhe me bashkëpunimin tonë si shoqatë pacientësh të ulet numri i invaliditetit dhe shqetësimet ndaj tij.

Print Friendly, PDF & Email