DISA TË DHËNA PËR DIABET

Diabeti mellitus (DM) është një nga crregullim metabolik mjaft i shpeshtë. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), në vitin 2014 rreth 400 milionë individë ishin të prekur nga diabeti (prevalenca midis personave 20-79 vjeç rreth 8%), kurse në vitin 2035 pritet të preken më shumë se 200 milionë të tjerë. Rreth gjysma e personave me diabet nuk e dinë se e kanë sëmundjen.

 

Rreth 5-10% e diabetikëve kanë diabet tip 1, kurse rreth 85% e tyre vuajnë nga diabeti tip 2. Diabeti i llojeve të tjera është mjaf më i rrallë.  DM tip 1 shfaqet kryesisht në fëmijëri dhe kontrolli i sëmundjes kërkon patjetër insulinë. Kurse DM tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeçare dhe prevalenca e tij rritet me moshën, obezitetin dhe inaktivitetin fizik. Pjesa më e madhe e diabetikëve tip 2 mund ta menaxhojnë sëmundjen nëpërmjet ndryshimit të stilit të jetesës dhe medikamenteve të marra nga goja por disa prej tyre mund të kërkojë administrimin e insulinës. Historia natyrore e sëmundjes (7-12 vjet stadi paraklinik) krijon vend për ndërhyrje të shumëanshme. Për më tepër fakti që në momentin e diagnozës retinopatitë kanë ndodhur tashmë në 2-39% të pacientëve, nefropatitë në 8-18% të pacientëve dhe neuropatitë në 5-13% të pacientëve, i jep akoma më shumë rëndësi aktiviteteve parandaluese. Komplikacionet e DM përfaqësojnë një barrë të madhe financiare gjithashtu.

 

Shpesh DM shoqërohet me HTA, dislipidemi dhe obezitet, duke dhënë të ashtuquajturin Sindromi Metabolik duke u kthyer në faktor rreziku për komplikacione të tjera kardiovaskulare.

 

Në Shqipëri të dhënat lidhur me prevalencën e DM janë problematike. Vlerësimet variojnë kryesisht për shkak të grupeve të ndryshëm të përfshirë në studim, mënyrës së vlerësimit të prevalencës (e vetëraportuar apo matja e glukozës në gjak), etj. Për shembull, sipas IDF prevalenca e DM në Shqipëri në vitin 2014 u vlerësua në 2.57% midis personave 20-79 vjec, duke shënuar shifrën më të ulët nga të gjithë rajonin, ndërkohë që vlerësimet lokale janë mjaft më të larta. ( Tab 1 sipas IDF prevalenca e DM në Shqipëri në vitin 2014 )

 ssss

Diabeti në Shqipëri është një risk dhe mundim për atë që përjeton me të gjatë gjithë jetës.

Diabeti është i pa njohur nga pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë, për faktin e mos interesimit, marjes me sporte të ndryshme dhe konsumimit të ushqimeve të pa zgjedhura dhe në vençanti brumrat dhe sheqernat pa masë.

Kjo situatë për të gjithë këtë komunitet që ka një ritje në vazhdimësi të numrit pa pyetur se është:

  • Foshnje që nuk gjen guximin për ta injektuar me insulin.
  • Fëmijë që është vështirë për ti ndaluar kurjozitetin e tij për të shijuar çdo ushqim dhe mundim për ti shpuar gishtrinj për të parë normën e sheqerit në gjak.
  • Adoleshnt i cili me ligj i takon të punësohet gjë që është shumë e vështirë dhe për pasojë mbledh vetëm stres, keqardhje dhe detyrohet të lëj pas dore shëndetit me shumë pasoja.
  • Pa aruar dhe moshat e treta të cilat e neglizhojnë nga pa mundësia e kostove që ka diabeti.

Kjo situat e cila jetohet afërsisht nga 7% e popullsisë në Shqipëri është e vështirë dhe për shtetin Shqiptar.

Nëqoftë se nuk parandalojmë këtë sëmundje me kosto, të gjithë si shtet,shoqëri familjarë dhe pacientë do të kemi shpenzime të pa matura në kostot ekonomike.

Print Friendly, PDF & Email