Diabetikët në Shqipëri kërkojnë rimbursim të fishave për matjen e sheqerit

Marsela Xhindi ka 26 vjet që bashkëjeton me sëmundjen e diabetit. Dibaetikët kanë kosot të lartë për të trajtuar sëmundjen e tyre dhe vetëm fishat që shërbejnë për matjen e diabetit kushtojnë 20 lekë.

20

Një pacienti i duhen 4 të tilla në ditë dhe kostoja në këtë rast është e lartë dhe e vëshirë pë tu përballuar. Familjarët edhe mjekët duhet të jenë të kujdesshëm sesi i trajtojnë diabetikët, stresi ndikon direk tek ta.

Ndërsa Elmedina Lita ka që 8 vjeç që ka zbuluar se vuan nga diabeti. Ajo tashmë është 16 vjeç. Elmendina i kërkon mjekëve që të bëjnë kujdes tek fëmijët kur injektojnë serumë normal. Edhe të vegjlit mund të jetë diabetikë.

21

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se në vendin tonë ka rreth 70 mijë diabetikë, por numri i tyre duhet të jetë 2-3 herë më i lartë.

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë tha se kontrolli bazë i popullatës na tregon më qartë se sa është numri i të prekurve. Përveç sensibilizimit, 70 mijë pacientë çdo muaj marrin medikamente me rimburisim.

Print Friendly, PDF & Email