DIABETI, SI MUND TE MENAXHOHET KJO SEMUNDJE KRONIKE

Diabeti është një ndër sëmundjet kronike tipike që përfaqëson sfidën epidemike me problematikë të shekullit të ri.

Sot në botë numurohen rreth 425.000.000 persona me diabet. Në një vend të vogël si Shqipëria, ky numër mendohet të jetë 249.000.

Diabeti është një  sëmundje që të gjithë duhet ta pranojnë dhe të bashkëjetojnë me të gjatë gjithë jetës.

Nëpërmjet marrjes së rregullt të medikamenteve, monitorimit të glicemive, dietës dhe aktivitetit fizik është arritur të dominohen dhe minimizohen komplikacionet e diabetit.

Për fat të keq jo të gjithë pacientët e diagnostikuar me diabet marrin ndihmën e duhur, duke çuar në këtë mënyrë nënshtrimin duke lejuar prodhimin e komplikacioneve diabetike.

Qëllimi kryesor është ndërgjegjsimi i popullatës diabetike dhe të afërmve në parandalimin e komplikacioneve. Strukturat publike e private duhet të bashkëpunojnë intensivisisht dhe në mënyrë aktive për të arritur synimet me interes të përbashkët. Këshillimet vijojnë si më poshtë:

  • EKG dhe lipidogramë e fraksionuar një herë në vit.
  • Kontroll vjetor i funksionit renal, duke monitoruar vlerat e azotemisë, kreatininemisë dhe proteinurisë.
  • Kontroll stomatologjik 2 herë në vit.
  • HbA1c 1 herë në 3 muaj.
  • Fundus Oculi 1 herë në vit.
  • ENG 1 herë në vit.
  • Glukagoni, vlera e të cilit është thelbësore në korigjimin e hipoglicemisë.
  • Rimbursimi i medikamenteve antidiabetik insulina dhe mjeteve të vetkontrollit, aparatet e glicemisë stripset aget dhe lancetat

Pacientët diabetik injektojnë insulinën nëpërmjet ageve, të cilat duhet të jenë një-përdorimshe. Në rast se një age përdoret disa herë rrezikohet bllokimi i saj, duke kompromentuar kalimin e insulinës gjatë injektimit dhe humbja e sterilitetit të saj, duke e kthyer në burim infeksioni. Një diabetik aplikon insulinë mesatarisht 4 herë në ditë, duke krijuar në këtë mënyrë nevojën e disponimit të një sasie prej 120 age insulinash në muaj.

  • Monitorim i plotë i glicemive

Problematike e trajtuar jo pak herë është monitorimi i shpeshtë i glicemive. Matjet e vlerave glicemike esëll dhe para vakteve informojnë në lidhje me dozën insulinike që duhet përdorur, sasinë e ushqimit që duhet marrë dhe qëndrimin që duhet mbajtur më në vazhdimësi. Minimalisht gjatë harkut kohor të një dite duhen bërë 4 matje të vlerave glicemike, për të siguruar një kontroll të mirë të diabetit. Duke qënë se fishat e monitorimit të glicemive janë të parimbursueshme nga shteti, pacientët kujdesen vetë për ti siguruar. Na varësi të të ardhurave, jo të gjithë pacientët mundet të sigurojnë mjaftueshëm 4 fisha në ditë për të kryer një monitorim adekuat ditor, duke matur gliceminë në mënzrë sporadike dhe duke ruajtur dozat e insulinave pa e njohur vlerën e glicemis, duke vetë-pranuar në këtë mënyrë dëmtimin e trupit të tyre në heshtje.

Jo pak herë janë vënë re në tregun shqiptar fisha jo cilësore, rezultatet e rreme të të cilave janë shoqëruar shpesh me vlera të larta të HbA1c dhe të pasuara më tutje me shfaqjen e komplikacioneve.

Ne, pacientët që e vuajmë prej shumë vitesh këtë sëmundje, që përballemi me të përdite, ndjehemi të nglizhuar, të pa përkrahur nga shteti ynë. Aktualisht është përcaktuar një asistencë mujore prej 10.400 lekësh, e dhënë jo gjithmonë në kohën e duhur, herë-herë pas 3-4 muajsh, e cila është e pamundur të përmbushë shlyerjen e vlerave të të gjitha analizave të lart-përmendura, të realiyuara privatisht.

Problematikë tjetër e hasur gjerësisht në pacientët diabetikë është momenti i ndryshimit ose edhe i verifikimit të penave insulinës, proçes i cili kërkon medoemos kalimin e pacientit nën kontrollin e mjekëve endokrinologë të shërbimit të konsultave të QSU Nënë Tereza. Ky rrugëtim bëhet akoma më i vështirë në pacientët e rretheve, të cilët duhet patjetër të kërkojnë leje në punët përkatëse nga punëdhënësit për të ardhur në Tiranë, pa llogaritur këtu shpenzimet…

Përmendëm punën… për të mos folur për vështirësinë e diabetikëve për të gjetur një vënd pune…

Në momente të tilla gjej vënd të citoj vargjet e shkrimtarit të njohur Migjenit: “ O si nuk kam një grusht të fortë”.

Duke patur frikë nga e ardhmja, e duke u kapur fort pas jetës, duke mos patur përkrahje nga shteti ynë në këtë luftë të vështirë e të pashtershme, e shikojmë më të lehtë drejtimin në struktura private.

Gjithçka e përmendur më sipër bënë pjesë në kontrollet rutinë që duhet të kryej një diabetik. Po nëse gjatë atyre kontrolleve do të evidentohej ndonjë problem? Po nëse është vonë dhe komplikacionet e diabetit kanë filluar të shfaqen? Në të tilla raste vijojnë një kalvar i gjatë me analiza dhe kontrolle nepër klinikat e specializuara përkatëse dhe shifra e shpenzimeve tejkalon ndjeshëm vlerat e ekzaminimeve rutinë.

Diabeti eshtë një patologji me kosto të lartë shëndetësore dhe sociale. Një shërbim korrekt shëndetësor, duke mbështur një trajtim efikas dhe ndjekje rigoroze të sëmundjes do të ishte në gjendje të pakësonte koston marramendëse që kërkojnë për t,u trajtuar ndërlikimeve në të ardhmen.

Diabeti nuk është shqetësim i vetëm një personi, as edhe i një grupi të caktuar. Ky problem global do të rrisë koston e shtetit disa herë në të ardhmen për të mbuluar asistencën e pacientëve nën komplikacione! Nëse nuk do të vazhdojmë të kemi mbështetje në parandalim, nesër do te paguhet 10-fishi!

E ardhmja është sot, nesër është vonë!

Presidenti i SHoqates se Femijeve dhe te Rinjve me Diabet

Asim TORO

Print Friendly, PDF & Email