Asim Toro / Diabeti nuk të ndal por edhe ai vet nuk hesht. Diabeti ka kosto ekonomike të mëdha për të mos përfituar dëmtime nga ai.

Ky “vrasës i heshtur” kërkon dieta me përmbajtje kalorike, fibra, vitamina, proteina, pra, një dietë të shëndetëshme dhe aktivitet fizik të shoqëruar me pajisje shtesë për ecurinë e aktiviteteve sportive.

Sa më shumë vite kalojnë aq më shumë ndihet pesha e të mos paturit mundësi  ekonomike për shëndetin. Në këtë mënyrë nisin probleme që zanafillën e tyre çdo mjek e quan “diabet”.

Të më falni të dashur mjekë, por a është kaq e lehtë të kujdesesh në Shqipëri për shëndetin? Kaq e lehtë duket të tregosh që ke edhe një problem tjetër të shtuar nga diabeti? Po rëndesa psikologjike edhe ajo ekonomike si sigurimi i blerjes së: insulinave shtesë dhe nga kompani jo korrekte, fishat e matjes së sheqerit në gjak, analiza, vitamina, age dhe ilaçe të ndryshme për të qëndruar në gjendjen aktuale?

Po ti shoqëri kaq indiferente duhet të vazhdosh të jesh dhe të kesh për të të besuar jetën? A duhet të keni një familjar që ta ndjeni këtë peshë? Mos duhet të kërkojmë zgjidhje në vendet fqinje duke lypur ushqim apo të jetojmë me ndihma sepse nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga vendi jonë?

Po shteti vetëm taksat ka për detyrë të shtojë dhe të mbledhë duke shtyrë dhe drejtuar të largohemi nga vendi ynë? Ku është humaniteti për popullsinë në nevojë? Si do të nisë ngritja e piramidës së shtetit në këtë vend kur grupet në nevojë sa shkojnë dhe dëmtohen duke shtuar grupet e ndryshme të invaliditetit? A është zgjidhje të futësh në rimbursim ilaçe pa kontroll dhe të detyrosh tërheqjen e Kompanive të Mëdha tregu Shqipëtar për ulje të çmimeve pa rritur buxhetin e shëndetësisë? A është zgjidhje të mos bashkëpunosh, të mos rregjistrosh, të mos kesh statistika apo raportime?

Përveç kostove të diabetit, unë po kaloj disa dëmtime në njërin sy, një dëmtim nga njëri vesh si dhe nervin shiatik që duhet t’a kuroj nëpërmjet vitaminave, pa ju thënë dhe virozat e the që duhet të përdor kortizon. Këto janë dëmtimet e diabetit dhe të stresit në vitet me diabet në Shqipëri …

E quajta vrasës sepse shikoj që sa më shumë vite kalojnë aq më shumë më vështirëson jetën por sërish nuk mund të ndalem sepse jeta është një luftë që duhet luftuar bashkë me kostot ekonomike …

E di që nuk jam vetëm sepse si unë shtohen përherë e më shumë foshnja, fëmijë dhe të rinj me diabet pa llogaritur dhe moshën e 3-të. E di që edhe këtë problem do ta kaloj vetëm me konsulta mes mjekësh dhe miqsh që kanë përvojë. Por shpresën nuk kemi pse ta paguajmë me shëndetin dhe jetëshkurtësinë në Shqipëri duke mos jua besuar jetën …

 

http://www.panorama.com.al/diabeti-nuk-te-ndal-por-edhe-ai-vete-nuk-hesht/

 

Print Friendly, PDF & Email