Diabeti “Na mundësoni edhe mjekimin me age, përveçse me insulinë” 

Në morinë e halleve të tranzicionit të ngremë zërin edhe ne personat me diabet. Mirëpo sikurse dihet kjo sëmundje e ëmbël e heshtur, në qoftë se nuk mirëmbahet për të mbajtur sheqerin në gjak në vlerat normale, godet pa mëshirë: në sy, në zemër, në tru, në veshkë dhe në të gjithë sistemin nervor. Meqenëse të sëmurët duhet të injektojnë 4 herë insulinën, ne kemi nevojë për 4 age në ditë ose 120 të tilla në muaj. Për më tepër duhet theksuar se agia ndryshon në varësi të moshës së pacientit me diabet me gjatësi të ndryshme, duke ditur se çdo age kushton 20 lekë për një muaj duhen 2.400 lekë. Po çfarë ndodh në të vërtetë? Meqenëse në farmaci, insulinat nuk shoqërohen me age, një pjesë e mirë e të sëmurit me diabet nuk kanë mundësi t’i blejnë ato dhe për pasojë të njëjtën age e përdorin disa ditë. Pasi kjo shumë i merr çerekun e ndihmës sociale që jep shteti. Kjo dukuri shihet nga foshnjat deri te moshat e treta. Ne e shtrojmë këtë problem pasi këtu fillon cilësia e mjekimit të diabetit. Të njëjtën gjë kemi vërejtur edhe te spitalet ku mjekohen të sëmurët me diabet. Kjo situatë kërkon një zgjidhje që Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet ia drejton Institutit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili duhet të mbulojë mjekimin e diabetit, përveç insulinës edhe me age, në mënyrë që ne të lehtësohemi nga barra ekonomike e mjekimit, në mënyrë që të mbrojmë veten nga sëmundje të tjera të shoqëruara me shumë kosto ekonomike që vijnë nga injeksionet gjatë përdorimit të ageve jo sterile.

Asim TORO

Kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

 

Print Friendly, PDF & Email