Të flasësh për diabetin nuk është e vështirë, të gjithëve na ka qëlluar të dëgjoim dy tre gjëra për këtë sëmundje. Në gjuhën popullore e njohim masivisht si “sëmundja e sheqerit”, por në të vërtët ajo mbart një realitët të hidhur. Në vitet e fundit është shndërruar në një epidemi për njërzimin duke u përhapur në mënyrë të frikshme e duke mos kursyer askënd qoftë foshnje, fëmijë, të rinj dhe të rritur,të varfër apo të pasur.
Akoma më e thjeshtë është që një specialist të flasë për diabetin. Ai duket si Zot i saj, di të shpjegoj çdo gjë që nga gjeneza e deri në zhvillimin e sëmundjes, por nëse e pyet për mundësit e shërimit atëher heshtë, e me pas vjen fraza e zakonshme: “Shiko shkenca ka evoluar dhe për momentin gjithçka është ende në faze eksperimentale, në shumë pak vite pritet që kjo të ket një zgjidhje, por për momentin ajo që mund dhe duhet të bëni ju si pacient është të ndiqni me përpikmëri disa rregulla të thjeshta në mënyrën e të ushqyerit dhe të jetuarit”
Gjithçka duket aq e lehtë, kur mjeku të shpjegon ato pak rregulla që ti duhet të ndjekësh si pacient.
Por si është të jetosh me diabetin??!
Të flesh dhe të zgjohesh çdo ditë me frikën nëse sheqeri në gjakun tënde është nën apo mbi normë??!
Si është të jesh prind i një fëmije me diabet, që nuk ndjen as një dhimbje dhe refuzon të marë insulin katër herë në ditë??! Për të gjitha këto askush nuk mund të flas më mirë se një i sëmur me diabet.
“Sëmundje” apo “mënyrë të jetuari” se çfarë është diabeti??!
Shpesh specialistë të fushës refuzojnë ta quajnë “sëmundje”, për ta diabeti është një mënyrë të jetuari në bazë të disa rregullave të caktuara të të ushqyerit dhe aktivitetit të përditshëm. Për të sigurar mbarvajtjen e sëmundjes pacienti duhet të ndjek me rigorozitet këshillat e mjekut endokrinolog.
Për mua diabeti nuk është vetëm kaq, madje është shumë me tëper se një sëmundje, është një mallkim të cilit askush nuk ja gjen kundërhelmin.
Diabetin e quaj “mallkim i embëlsisë”.Të jetosh çdo ditë me ketë mallkim, duke e ditur që ti i ke duart të lidhura para tij, nuk ke forcën dhe mundësin të bësh asgjë tjetër veçse ta pranosh dhe të mësohesh të jetosh me të, është një tortur si për personin me diabet ashtu dhe për të gjithë familjen bashkë. Ju do thonit: por ka edhe me keq!!! Vërtet mendoni se ka më keq se një sëmundje që të shkatërron në heshtje??! Vërtet mendoni se ka me keq se ti rezervosh fëmijës të haj atë çfarë dëshiron??! Vërtet mendoni se ka me keq, kur familja nuk ka mundësi ti siguroj një fëmije me diabet gjithçka i duhet për mbarvajtjen e sëmundjes??! Nuk mendoj se ka me keq se kaq. Vjen një moment kur njëriu lodhet dhe thotë “Mjaft me kaq!”, nuk e duroj dot më ketë gjendje, nuk jetoj dot më me këto rregulla, dua të ushqehem sikurse unë dua. Por ky është një luks per diabetikun, nëse thotë “dua të ushqehem sikurse unë dua” i bie të ket thën “dua të vdes”, prandaj dhe nuk ka më keq se kaq.
Diabeti sikurse dhe shumë sëmundje të tjera është ndoshta diçka që e krijuam vetë me zhvillimin dhe mënyrën e re të jetuarit dhe të ushqyerit. A është ky çmimi që njëriut i duhet të paguaj për një jetesë më të mirë??! Kësaj nuk di ti përgjigjem me siguri, por ajo që mund të them me bindje është se nëse dikur njërezve u duhej të luftonin për ushqim, sot ne na duhet të luftojmë kundra tij dhe kjo nuk është shaka, është një betej për jetë a vdekje.

Punoi: Motra e nje adoleshenti me diabet
Enisa Xhafa

Print Friendly, PDF & Email