DIABETI I TIPIT M

dNjë zgjidhje e artë për pacientët

Simboli për diabetin është i rëndësishëm për këtë komunitet! Në mungesë të tij Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet ka mundësuar një kartë të vogëla e cila përmbanë informacionin e nevojshëm për ti dhënë ndihmë një antari në rastin e humbjes së vetdijes. Simboli është plastike, në formën e varseve të çelsave. E cila në një anë tregon: “Jam me Diabet! Në rast se sillem në mënyrë të çuditshme ose më bie të fikët arsyeja mund të jetë sëmundja ime. Thërrisni mjekun ose një ambulancë.”
Qëllimi i kësaj nisme është paisja e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve me diabet në Shqipëri për ti indentifikuar nëpërmjet simbolit në rastetin e humbjes së vetdijes duke mundësuar ndihmën për personin me diabet. Në mënyrë që kush do që i ndodhet pranë t’i jap ndihmën e parë.
Ky simbol do t’ju vijë në të ardhmen në ndihmë të personave me diabet në rastet e humbjes së kontrollit dhe vetdijes
T’ju prezantoj diabetin tipi M?
Le të njihemi atëherë!
Jam ajo me çantën e madhe. Bashkë me gjërat e përditshme që mban një femër, më duhet vend për ndihmues hipoglicemie, insulina, pompën, shiringa, matës, fisha dhe çfarëdo tjetër i nevojitet përditë vogëlushit tim të ëmbël!
Jam ajo që në çdo xhep dhe çantë kam qeska karamelesh dhe fishash glicemie të përdorura!
Jam ajo që mund t’i nevojiten kafe të panumërta për të kaluar ditën. Që lëviz me rrathë ndër sy se thjeshtë ka nevojë për gjumë kur akoma dhe një natë e ka kaluar zgjuar sepse diabeti kishte oreks për ngritje-ulje!
Jam ajo që përdor fjalë të çuditshme si ekuovalent, hipo, korrigjim etj dhe ata rreth saj e shikojnë me çudi!
Jam ajo që në çdo ftesë shkon me peshore, i bën skanim bufesë për karbohidrate duke patur të ruajtura në mendje 1002 vlera!
Jam ajo që nuk lodhet duke shpjeguar tek gjithë ata që nuk e njohin sado e lodhshme mund të jetë disa herë kjo, se diabeti nuk vjen nga ëmbëlsirat e shumta dhe se nuk ikën duke u rritur!
Jam ajo që çpon “15” herë në ditë gishtëzat e fëmijës së saj dhe ndërron çdo 3 ditë pompën e tij dhe vazhdimisht dëgjon ” unë nuk do mundesha t’a bëja këtë”
DO MUNDESHE NËSE ISHTE FËMIJA YT!
Jam ajo që mendja e saj çdo ditë llogarit dhe planifikon, që kujdeset të ketë gjitha ato që një diabetik ka nevojë dhe ka bërë zgjerim të dorës së saj telefonin që të mundet t’i përgjigjet menjëherë çdo nevoje që mund të ketë fëmija e saj. Në çdo zile të tij, zemra e saj dridhet!
Jam ajo që mund të flasi, qeshi por edhe ndonjëherë të zihet me fëmijën e saj për sëmundjen e tij!
Jam ajo që e adhuron fëmijën e saj dhe do bënte gjithçka po të mundej t’a merrte ajo sëmundjen dhe ta bënte të sajën!
Jam Anita dhe kam Diabetin Tipi M.
(Dhe për fat të keq jam një nga shumë të tjera si puna ime. )

Print Friendly, PDF & Email