Diabeteasy #2

Më datë 23 mars 2019, në Bolonja të Italisë u mbajtë konferenca me titull Diabeteasy #2, në kërkim të një kure për diabetin tip 1, mes terapive dhe teknologjisë.

Edicioni i dyte i takimit mes shkencetaresh, personash qe merren me kerkime, mjek, operator sanitar, diabetik tipi-1 dhe familjar per ti bere bashke ne kerkim te nje kure dhe per te pasur me teper informacione. Te shkruajme se bashku nje tjeter faqe qe na çon drejt sherimit nga diabeti tipi 1. Ose thjeshte te pakesojme peshen e kesaj semundje nepermjet zhvillimit te teknologjise, siç eshte mundesia e parashikimit te glicemise 30 min me perpara, lidhjen e nje pompe me sensorin per te bere te mundur qe pompa mos te hedhi ne trup insuline per 30 minutat e ardhshme nese vihet re mundesia e nje hipoglicemie, ne menyre qe ti shmangim sa me teper.

U fol per nje lidhje te mundshme, jo te vertetuar plotesisht, mes Omega 3 dhe Vitamines D me diabetin. Eshte pare ne disa raste qe marrja ne sasine e duhur (te percaktuar nga nje mjek) te ketyre 2 vitaminave mund te pakesoj nevojen per insuline te nje personi diabetik dhe si pasoje uljen e dozes se insulines.

Nje tjeter tematike e rendesishme ishte transplanti i pankreasit qe nuk donte te thoshte mospasjen e diabetit. Donte te thoshte se ekzistonte mundesia, ne rast se i nenshtroheshe nje nderhyrje te tille, te mos ishte e nevojshme te merrje insuline dhe se pankreasi i ri bente punen si te ishte i yti per disa muaj deri ne disa vite. Nje rast konkret qe ndodhej ne salle kishte 14 vjet qe nuk merrte insuline. Zakonisht kush i eshte nenshtruar nuk ka qene kaq shume me fat. Nje mesatare zgjat nga 24 deri ne 48 muaj.

U fol gjithashtu per telemjekesi, mundesine per mos te shkuar fizikisht tek mjeku, por qe ai, ne disa raste, te te kontaktoj ne telefon, ne whatsapp, ne skype per te te dhene udhezimet e duhura si te veprosh ne rastet kur diabeti nuk shkon siç duhet. Ne kete menyre shmangen oret e gjata te pritjes neper korridore, kursehet minimalisht nje 2 orarsh per pacientin nese eshte ne qytet dhe nje dite e plote per ate qe vjen nga rrethet.

Temat ishte te gjitha interesante dhe te rendesishme per kedo nga ne, duke menduar qe pjesemarres ishin disa nga njerzit me te rendesishem ne nivel boteror te lidhur me diabetin siç ishte profesor Camillo Ricordi, drejtori i Diabetes Research Institute (DRI) ne Miami.

Ne fund te gjithe kesaj, per nje moment pata ndjesine se gjithe ajo konference ishte thjesht nje vegim, krahasuar me realitetin tone. Nderkohe qe bota diskuton per teknologji, pompa, sensor, transplante, ne jemi ketu qe nuk kemi mundesine te sigurojme dot as fishat dhe aget, gjerat me minimale, jemi ketu ku nuk dime cfare jane karbohidratet dhe si llogariten, jemi ketu ku na mungojne shume informacione dhe nuk dime ku ti kerkojme, ku kemi personel mjekesor qe thote “Ishalla mbase te kalon” duke e ditur qe nuk eshte keshtu, ku kemi mjek qe u japin ende doza fikse insuline personave qe perdorin skemen 3+1 (3 insulina te shpejta gjate vakteve dhe 1 te vonuar), ku kemi njerez qe thone “ti qe je me diabet nuk duhet te hash fare embelsira”.

Kjo eshte Shqiperia jone, ku nuk di nga ta nisesh e ç’te rregullosh me pare.

I vetmi perfundim eshte ta nisim nga vetja. Me ato mundesi qe kemi te bejme maksiminin tone. Nderkohe qe presim te dali kura per diabetin te pakten te kujdesemi siç duhet.

Daniela Kostaj
anetare e SHFRD

Print Friendly, PDF & Email