Diabeteasy #2

Ka emocione që nuk mund të shpjegohen. Shkojnë përtej gjithçkaje. Dhe Diabeteasy #2 ishte një nga këto eksperienca. Diçka që shkon vërtet përtej.
Përtej mundimit që është pas organizimit të një konference të këtyre përmasave. Ai mundim që në disa momente të vështira të bënë ti thuash vetes “ç’mu desh që po marr pjesë në organizim”;. Por dje, dje kuptova që ja vlejti vërtet barra qiranë. Për çdo gjë. Sepse të dhuron diçka të papërsëritshme. Të kesh bërë të mundur që gjithë kjo të ndodhte nuk ka çmim. Dhe me krenari mund te them se kemi krijuar nje kryeveper. Te besh bashke mjek dhe jo vetem, nga gjithe Italia dhe jo vetem, nuk eshte e thjeshte. Aspak. Por ne ja arritem. Pavarsisht atyre qe nuk e besonin se kjo do arrihej, pavarsisht atyre qe nuk donin qe kjo te arrihej. Ne ja dolem.
Diabeteasy#2 ishte dhe nje menyre per te njohur veten tone, kufijte tane, bashkeudhetaret tane. U krijuan mardhenie te reja shoqerore. Sado qe duhet te them se per mua personalisht momenti me i bukur ishte kur takova Valerion, nje femije 6 vjeç, qe i turpshem qendronte atyre per te me treguar me krenari pompen e tij te re dhe qe ta krahasasonte me pompen time. Dhe per mua ai eshte triunfi i gjithçkaje qe kemi bere. Sepse na tregon qe shkenca dhe teknologjia ecin perpara. Dhe kete jua thote ai vajza e vogel qe une kam qene, qe eshte brenda meje. Ajo qe kam qene une dhe shume persona te tjere qe kane nje jete qe jane diabetik. Ne njefare menyre mund te themi se i perket te shkuares. Lum ai qe beson vertet tek ajo qe bene. Rrofte teknologjia dhe shkenca. Dhe shpresoj qe se shpejti te themi “Rrofte sherimi”. Por nderkohe qe sherim nuk ka, te pakten te kujdesemi siç duhet.

Klaudeta Kostaj
Antare e SHFRD

Print Friendly, PDF & Email