DEPISTIM

SHoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet ka zhvilluar aktivitetin e radhës në shkollat artizanale të qytetit të Tiranës.

Pothuajse për një periudhë gati 1-vjecare shumë persona kanë kaluar ose janë duke kaluar infektimin nga covid 19. Sic e dimë të gjithë tashmë që një nga pasojat negative që covid 19 lë tek ata që e kalojnë janë dhe nivelet e larta të glicemisë në gjak që në shumicën e rasteve kërkon trajtim medikamentor.

Diabeti është një sëmundje e fshehur dhe askush nuk e kupton që e ka deri sa arrin në një stad të caktuar ku shenjat klinike janë më të dukshme. Prandaj detyra jonë si shoqatë është që të shpërndjamë sa më shumë informacion në lidhje me këtë problem madhor që haset shoqëria jonë sot.

Pikërisht ky aktivitet kishte në fokus depistimin e shumë personave për të parë nëse vlerat e tyre të glicemisë ishin normale ose jo. Njerëzit janë akoma të frikësuar përsa i përket infektimit me covid 19 dhe kështu që ne u munduam që aktivitetin ta zhvillonim pa krijuar grumbullime dhe me grupe  të vogla njerëzish.

Shumica u shprehën se gjatë këtij viti pandemie aktivitete të tilla ishin shumë të pakta dhe ata do donin më shumë depistime për ata dhe të afërmit e tyre.

Duke qëne se edhe procesi i vaksinimit pritet të fillojë edhe për personat me diabet aktivitetet do të jenë më të shumta dhe ku pjesemarrja do të shtohet .

Gjatë dy muajve të ardhshem SHFRD ka planifikaur dhe depistime të tjera në mënyrë që të parandalojë dëmtimet nga diabeti tek ata persona që kanë problem postcovid por jo vetëm. Megjithatë ju bëjmë thirrje të gjithëvë që të kontrolloni vlerat tuaja të glicemisë sapo të keni mundësinë.

DIABETI NUK FLE …

logo
Falenderoni në vencanti në mundësimin e të gjitha këtyre temave: Bordi i Çështjeve të Mira, i përbër nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

https://www.facebook.com/media/set/?vanity=www.diabet.al&set=a.3904738882973297

Print Friendly, PDF & Email