Çfarë kërkon një diabetik në Shqipëri?

Asim Toro është një nga themeluesit kryesorë të “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”. Siç tregon ai në një intervistë për dritare.net, Asimi  është prekur nga kjo sëmundje që në moshën 5-vjeçare.

 

 “Kur zbulova se kisha diabet, ishin vitet 1990. Ndaj nuk kërkoj që vuajtjet që unë kisha në atë periudhë ta vuajnë edhe anëtarët e komunititit”, shprehet ai për dritare.net. Por nuk është vetëm ai në Shqipëri, si ai janë plot 70 mijë të prekur nga të cilët 1500 janë fëmijë. Numri shkon përherë e në rritje, në Pediatrinë e Tiranës, ka çdo katër të rinj me diabet në muaj raste të reja.

 

Për këtë arsye kjo shoqatë ka shumë kërkesa ndaj shtetit në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje, që në vendin tonë nuk janë të paktë në numër, dhe dita ditës kjo shifër vjen e rritet. Ndërkaq kjo shoqatë ka një faqe një facebook “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”, ku publikon vazhdimisht kërkesat që ka.

 

 

Dritare.net- Kur e themeluat “Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”? Sa anëtare ishit?

 

Ishim pesë anëtarë që e themeluam në shkurt të vitit 2013. Sepse normalisht duhet të jemi një numër tek për të themeluar një shoqatë. Ne e njihnim fare mirë problemin e personave që vuajnë nga diabeti, ndaj vendosëm që të krijonim këtë shoqatë për ti bërë më prezente problemet tona jetësore. Pavarësisht se kishte edhe ka shoqata të tjera që operonin, ne duke qenë se ishim vetë pacientë, kuptojm dhe vazhdojmë të dimë më mirë problemin e të prekurve nga diabeti.

 

 

Dritare.net-Operoni vetëm në Tiranë, apo edhe në rrethe?

 

Operojmë vetëm në Tiranë, ndërsa nga rrethe na vijnë vetëm problematikat e ndryshme nga anëtarët apo familjarët përfaqësues. Një rast ishte blerja e medikamentit insulin nga Berati, rast tjetër është ardhja e dosjeve nga Fieri për ndihmën ekonomike që i takon komunitetit etj…

 

 

Keni patur mbështjetje nga institucione të tjera?

 

Po, Më shumë zgjidhje kemi gjetur te Bashkia Tiranë sesa te Institucionet e tjera që e kanë të detyruar me ligj që të na mbështesin. Bashkia e Tiranës na ka mbështetur më shumë nga Institucionet shëndetsore.

 

 

Dritare.net-Çfarë kërkesash keni për “Ministrinë e Shëndetësisë?

 

Janë disa kërkesa për “Ministrinë e Shëndetësisë” si:

  • Sigurimin e materialeve mjekësore, duke theksuar rimbursimin e fishave të matjes së sheqerit në gjak.
  • Lancetat, që mund t’i kërkohet kompanive që tregëtojnë fishat e glicemisë.
  • Janë agat e insulinave që prap mund t’i kërkohen kompanive që sjellin insulinat në Shqipëri

 

 

Dritare.net-Ju vetë personalisht kur e kuptuat se kishit diabet?

 

Unë isha pesë vjeç kur e kuptova që vuaja nga diabeti. Normalisht e kisha të vështirë. Por ishin vitet 1990’ periudhë që u hapën kufijtë, me përkujdesjen e madhe të familjes dhe shoqërisë m’u krijua mundësia të shkoja jashtë. Dhe duke qenë se në Shqipëri nuk po gjeja normalitet, shkova në Greqi. Por që kishte kosto më vete medikamenti i insulinës dhe të tje…

 

 

Dritare.net-E kishe të vështirë të pranoje që vuaje nga diabeti?

 

Unë nuk e kisha aq shumë të vështirë, të pranoja diabetin sepse unë nisa të bashkëjetoja në një moshë relativisht të vogël. Por nga ekperienca vërej që brezi I adoleshentëve është më problematic për të vazhduar dhe jetuar me diabetin. Sepse i ndryshon jeta aktive sot me nesër. Bëhen të varur nga medikamentet shpimet e insulinës 4 herë në ditë. Sa një moment ndjehen pesimistë për jetën e tyre.

 

 

Dritare.net-Nga qytetarët shqiptarë këni arritur të keni mbështetje?

 

E kemi mbështetjen e qytetarëve nga ana shpirtërore por ne duam ndihmesë konkrete në shërbim të rritjes së shëndetshme të këtij brezit të ri që është e ardhmja e shtetit tonë. Në fund të fundit ne kërkojmë të rritet një brez i shëndetshëm si në gjithë Europën.

 

 

Dritare.net-Si të duket vendi ynë në krahasim me vendet e tjera, duke qenë se shumë vizita mjekësore i ke bërë në Greqi në fillimet e tua?

 

Kontrolli mjekësor që kam bërë në Greqia ishte dhe është indentik nga ana mjekësore si në Shqipëri. Por nga ana e medikamenteve mjekësore dhe analizave lë për të mëshiruar. Kam shkuar në Greqi si emigrant dhe kam mare shërbimet njësoj si vendas madje kam mare dhe shërbim pas spitalor për në shtëpi, gjë që në Shqipëri nuk të ofrohet, por edhe në shtet fqinje është e njëjta gjë por mos thënë më lartë se Greqia.

 

 

Dritare-net- Kanë probleme me shkollimin fëmijët e prekur nga diabeti?

 

Fëmijët në qoftë se shkojnë rregullisht në shkollë nuk ka ndonjë problem për arsimimin e tyre, veçse duhet të kenë parametrat e sheqerit normal në gjak. Një fëmijë me diabet nuk ka asnjë problem me zhvillimin fizik edhe mendor në qoftë se ai ka një ecuri dhe kontroll të vazhdushëm në jetesën e tij me diabet.

Duke e mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak, arrijmë që “Diabet” ta kemi nën kontroll dhe të ndalim dëmtimet që vine si pasoj e tij. Ne diabetin e kemi përkufizuar si një krimb që të gryen vazhdimisht pa u ndalur, ndaj duhet parandaluar se rikuperimi është i vështirë, i dëmit shëndetsorë dhe ekonomik.

 

 

 

Dritare.net- Ndihen të paragjykuar personat e prekur nga diabeti?

 

Ka raste që paragjykohen, sepse pushohen nga puna në momentin që shefi i tyre kupton stilin e jetesës, dhe që janë të prekur nga diabeti. Ose prindërit kur kanë fëmijë të prekur nga diabeti, detyrohen të heqin dorë nga puna për t’i ndejtur pranë fëmijës së tyre për t’u përkujdesur. Duke qenë se nuk ka një ligj që ti lehtësoj për të mbajtur edhe punën por dhe kujdesin për fëmijën me diabet, gjë që I çon ata  detyrimisht të heqin dorë nga puna.

 

 

Dritare.net- E keni denoncuar këtë rast?

 

Normalisht e kemi denoncuar, por nuk është gjetur ndonjë zgjidhje, thjesht është bërë temë për emisione të ndryshme televizive, por zgjidhje te përhershme nuk ka patur.

 

 

Dritare.net- Çfarë mesazhi ke për të prekurit nga diabeti?

 

Nuk është pengesë të kesh diabet, është thjesht një stil jetese. Sa më larg stresit, një jetë sa më sportive dhe duhet të pranojnë të qenurit me diabet. Nuk duhet të harrojmë që diabeti është si një krimb që të gryen për ditë në qoftëse nuk bëni kujdes për ditë./dritare.net

 

Print Friendly, PDF & Email